5.1 C
Skopje
December 11, 2019
Informacione Rajoni dhe Bota

Kjo është gjyqtarja e caktuar për rastin e abuzimit me të miturën nga Drenasi

Rastin e Drenasit, në duar do ta ketë gjykatësja Elife Uka.

Dhe sipas Gjykatës themelore të Prishtinës, po e njëjta duhet të thërras seancën e parë gjyqësore deri më datën 30 nëntor.

Gjykata Themelore ka caktuar gjykatësen Elife Ukën në rastin e keqpërdorimit seksual të së miturës nga Drenasi.

Janë bërë më shumë se 9 muaj prej kur skandali i abuzimit seksual të një vajze të mitur nga Drenasi u bë publik.

E më 30 tetor të këtij viti Prokuroria Themelore në Prishtinë ngriti aktakuzë kundër 6 personave.

Të gjithë këta u akuzuan për veprën penale Keqpërdorim seksual duke keqpërdorur pozitën, autoritetin apo profesionin.

E po të njëjtën ditë, kjo aktakuzë është dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Në një përgjigje për Televizionin, Mirlinda Gashi nga zyra për informim e Gjykatës ka konfirmuar se është caktuar tashmë gjyqtarja e rastit.

“Ju informojmë se Aktakuza në fjalë ka ardhë në gjykatë dhe është regjistruar më datën 30 tetor 2019. Kjo lëndë i është ndarë gjyqtares Elife Uka. Rasti do të procedohet sipas radhës së arritjes në gjykatë”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore.

E bazuar në dispozitat e Kodit të Procedurës Penale, deri më 30 nëntor, gjykatësja e rastit duhet ta thërras seancën për shqyrtimin e parë gjyqësor.

Gzim Shala, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, thotë për T7 se kështu është i rregulluar afati ligjor, ani pse një praktikë e tillë e respektimit të afateve rrallë respektohet nga gjykatësit.

Sipas tij, gjykatësit në vend, në 98% të rasteve nuk respektojnë afatet ligjore për procesin e gjykimit. Por ai thotë se në rastin në fjalë, për shkak të presionit publik Gjykata pritet të zbatojë këto afate.

Ndryshe, në aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Themelore 3 mësimdhënës, një avokat, një rreshter dhe një zyrtar i Qendrës për Punë Sociale në Drenas akuzohen për keqpërdorim seksual të një të miture.

Kujtojmë se lajmi.net kishte publikuar ekskluzivisht aktakuzën e rastit të njohur në opinion si “Drenasi”.

Në të dëshmohet abuzimi i gjashtë personave që ishte bërë me të miturën nga Drenasi, SMS-të dhe e gjithë rrjedha e ngjarjes.

Lexo edhe:

EKSKLUZIVE/ Aktakuza e rastit “Drenasi” që dëshmon abuzimet seksuale të gjashtë personave me të miturën

Artikuj të ngajshëm

Para 3 ditësh u takua me politikanë kosovarë, Gjuriq nuk ndalet: E quan UÇK-në terroriste, përmend Thaçin e Veselin

shprehja

BDI-ja diskuton dokumentet strategjike programore në prag të kongresit

shprehja

Grubi: Absurde është të diskutosh me tre maqedonas të drejtën e dhënë nga Zoti për të folur shqip

shprehja