December 6, 2020
Portali Shprehja

Kjo është kandidatura e parë për president të Kosovës(Foto)

Nehat Idrizi ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij për President të Kosovës, raporton Express. Lajmin e ka konfirmuar vetë Idrizi.

“Po, e vërtetë është që e kam shpallur kandidaturën”, ka thënë Idrizi për Express.

Idrizi i ka njoftuar të gjitha subjektet politike për kandidaturën e tij, prej të cilave ka kërkuar edhe mbështetje.

“Dëshiroj t’ju informoj për kandidaturën time për President të Republikës së Kosovës. Si një kandidat apolitik, kërkoj mbështetjen tuaj dhe të subjektit tuaj politik për kandidaturën time.

Unë besoj thellë që Kosovës i duhet një President apolitik dhe konsensual. Unë ju garantoj që do të punojmë së bashku për të arritur objektivat shtetërore”, thuhet në letrën e Idrizit drejtuar partive.

Ndryshe, Idrizi ka qenë gjykatës, profesor dhe Kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Të Ngjajshme

Haradinaj nuk po tërhiqet: O unë president, ose shkojmë në zgjedhje

admin

Basha: Shifrat janë alarmante, 1 në 2 të testuar del i infektuar! Qeveria vendos vetë për gjithçka, nuk dëgjon mjekët

admin

Ahmeti pas ndezjes së dritave në Prishtinë: Le të festojmë për jetën

admin

Leave a Comment