March 1, 2021
Portali Shprehja

Kjo është profesoresha maqedonase që mbështet qeverinë e ardhshme Kurti – Iliria News Agency

Profesoresha Katerina Kollozova nga Shkupi është nënshkruar në listën e 77 akademikëve botëror të cilët e mbështesin fuqishëm qeverinë e re në Kosovë, e cila do të drejtohet nga kryeministri Albin Kurti, njofton agjencia e lajmeve INA.

Kolozova është këshilltare e lartë shkencore dhe profesore e rregullt në Institutin e Shkencave Sociale dhe Shkencave Humane si dhe drejtoreshë e saj.

Në Institut, ajo është profesoreshë e studimeve të politikave (policy studies), filozofisë politike dhe studimeve gjinore. Në Fakultetin e Mediave dhe Komunikimit – Beograd, Serbi: Departamenti i Studimeve Politike Kritike, Profesoreshë e Filozofisë Politike Bashkëkohore.

Ajo ka koordinuar studime të shumta politike mbi “demokracinë iliberale”, “shtetin e robëruar”, lirinë e mediave dhe lirinë akademike. Është autore e disa monografive ndërkombëtare, më e cituara prej të cilave është Cut of the Real: Subjectivity in Poststructuralist Philosophy. (INA)

Të Ngjajshme

Vetëvendosje e gatshme ta formojë Qeverinë menjëherë pas certifikimit të zgjedhjeve – Iliria News Agency

admin

Serbia po i arreston banorët e Bujanocit dhe po ua konfiskon dokumentet – Iliria News Agency

admin

Rama më mirë ndihet kur e takon Vuçiqin se sa kryeministrin e Kosovës – Iliria News Agency

admin

Leave a Comment