February 25, 2021
Portali Shprehja

Kjo është vajza që Saimiri i “Love Story” ia fali zemrën

“Love Story” u bë një nga emisionet më të shikuara në shqiptari.

Sonte në natën finale, Saimiri bëri zgjedhjen e tij për vajzën që donte ta kishte në krahë.

E zgjedhura e tij ishte Meri nga Elbasani, me të cilën kishte pasur takime të shumta e mjaftë romantike.

Në mbrëmjen e sotme ai nuk hezitoi t’ia shpreh asaj fjalët më romantike, duke i kujtuar se vetëm për të kishte bërë byrek.

“Meri më në fund ja ku jemi, nuk e di a e kishe menduar në fillim që do ishim sot bashkë në finale. Por unë nga momenti i parë që të kam parë kam pasur më shumë se një pëlqim ndaj teje.

Kemi pasur takimet më të bukura bashkë, takimi i parë që unë gatova për ty. Takimi për Krishtlidje që bëmë pemën bashkë. Ishe vajza e vetme që më bëre të bëj byrek. Dhe ky takimi i fundit në Romë ishte për mua takimi më i bukur në Love Story.

Megjithatë kam pasur momente që kam menduar ndoshta ne të dy kemi kërkesa të ndryshme nga jeta. Ti do të vazhdosh modelingun dhe unë mendoj të krijoj një familje.

Ti e sheh jetesën në Shqipëri kurse unë në Gjermani. Sigurisht që ti pyet veten përse po t’i them këto fjalë dhe përgjigja është që ti je e zgjedhura ime”, u shpreh 33 vjeçari.


Të Ngjajshme

Aktorja e famshme rrëfen periudhën më të errët të jetës

admin

Sa bukur duket Kumrija me këtë fustan

admin

Motra e Edonës një bukuri e rrallë natyrore

admin

Leave a Comment