September 18, 2020
Portali Shprehja

Kjo pritet të jetë marrëveshja që Hoti dhe Vuçiq do ta nënshkruajnë para Trump-it

Në Uashington sot pritet të nënshkruhet draft – marrëveshja disa pikëshe që nënkupton normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, me fokus të veçantë ekonominë, ndërsa nuk dihet se a do të figurojë pika 10 e këtij drafti që ka të bëjë me njohjen reciproke midis dy vendeve.

Drafti po mbahet sekret dhe se pala serbe ka publikuar pikën 10 që nënkputon njohjen e shtetësisë së Kosovës nga ana e Serbisë, por që kjo pikë ka nxitur reagimet e palës serbe.

Nuk do të dihet se a do të jetë pjesë e saj kjo pikë, derisa pikat tjera kanë të bëjnë me ekonominë midis dy vendeve, ku planifikohen fonde miliarda dollarësh për Serbinë dhe Kosovën, përcjell INA.

Në nënshkrimin e dokumentit të marrëveshjes pritet të marrë pjesë edhe presidenti amerikan Trump, si nikoqir i këtij takimi.

Drejtori i televizionit Klan Kosova, Adriatik Kelmendi, i cili është duke i përcjellë nga afër bisedimet Kosovë-Serbi në Uashington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka thënë se nesër pritet të nënshkruhet marrëveshja ekonomike e cila nuk përfshinë njohjen reciproke ndërjmet dy vendeve.

Në Edicionin Special në Klan Kosova, ai ka bërë të ditur se kjo marrëveshje pritet të nënshkruhet para Presidentit amerikan, Donald Trump.

“Nesër pritet të nënshkruhet marrëveshja, janë pajtuar të dyja palët për draftin përfundimtar”.

“Siç mëson Klan Kosova, ka pasur katër drafte që janë diskutuar, drafti i parë ka qenë që ndoshta do të përfundonte gjithçka në procesin e dialogut Kosovë-Serbi më njohje reciproke e cila gjë ka qëndruar e shkruar, por pastaj ka pasur edhe drafte të tjera”.

“Janë diskutuar edhe tri drafte të tjera derisa palët kanë rënë përfundimisht në dakordancë për draftin e katërt në të cilin mbetet çështja puro ekonomike”.

“Sipas të gjitha gjasave, në Shtëpinë e Bardhë pritet që këtë ta prezantojë si sukses vet presidenti Donalt Trump në praninë e të dyja palëve”

“Si në çdo negociatë tjetër kë disa drafte që qarkullojnë, drafti i dakorduar është final i cili do të merret vetëm më çështjet e zhvillimit ekonomik siç e kishin paralajmëruar palët – pra arritjen e marrëveshjes ekonomike si hapje e rrugës për një marrëveshje të përgjithshme me njohje reciproke”.

“Në draftin e parë është përmendur njohja e ndërsjellë. Kësaj radhe do të mbetet vetëm tek çështja ekonomike”.

“Burimet e Klan Kosova thonë se ka pasur një prani të Ivanka Trump në takim – kjo për të tregfuar se sa seriozisht e ka marrë Shtëpia e Bardhë një marrëveshje të tillë”.

“Nesër do të ndodhë ceremonia zyrtare e nënshkrimit të marrëveshjes”.

Hoti: Kemi bërë hap të madh, qëllimi ynë është njohja reciproke

“Kishim një takim me presidentin serb dhe këshilltarin O’Brien dhe ambasadorin Grenell dhe ekipet e SHBA-së që mbështesin këtë dialog të përqendruar te temat ekonomike. Nesër presim ta finalizojmë gjithë këtë angazhim që kemi pasur tash e sa kohë. Informata më në detaje do të keni nesër pas përmbylljes… Një gjë mund të them që marrëveshje të dëmshme e të papranueshme për Kosovën asnjëherë s’kanë ardhur e s’do të vijnë nga Shtëpia e Bardhë. Kemi bërë progres të madh në çuarjen përpara në bashkëpunimin ekonomik. Për çdo gjë që flasim me Serbinë, qëllimi ynë është njohja reciproke. Sot kemi bërë hap të madh. Nuk është shtruar (çështja e kufijve), as nuk do të shtrohet asnjëherë. Asnjëherë. Jemi plotësisht brenda parimeve që kemi si qeveri. Ju do të shihni nesër marrëveshje sepse kështu është dakordimi. Nesër do të shihni gjithçka që jemi marrë vesh. Kemi bërë hap të madh drejt përmbylljes së marrëveshjes finale”, ka thënë Hoti.

Vuçiqi: Mund të ketë marrëveshje finale, por jo për njohje reciproke

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka paralajmëruar njëjtë sikurse kryeministri i Kosovës, se të premten mund të vijë deri te nënshkrimi i marrëveshjes finale, por sipas tij, kjo nuk do të jetë për njohje reciproke.

“E kam thënë këtë qartë dhe zëshëm”, ka thënë Vuçiqi gjatë adresimit për mediat serbe pas takimit në Washington.

Ai ka shtuar se në takim, Serbia nuk ka humbur asgjë, se për të ishte gjithçka formale.

“Nëse arrijmë të shtyjmë para edhe ca gjëra të vogla, do të isha i kënaqur, A do t’ia dalim, këtë nuk mund ta them”, ka thënë ai.

Të Ngjajshme

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama për lobim në Gjermani

admin

Xhavit Haliti flet për vrasjen e Ahmet Krasniqit

admin

Mbi 30 milionë të infektuar nga koronavirusi në botë

admin

Leave a Comment