September 26, 2020
Portali Shprehja

KKSH në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë filloi më shpërndarjen e librave për shkollat shqipe, aksioni vazhdon

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa së bashku me zëvëndësin e Enver Mehmeti dhe bashkëpunëtorët e tij kanë bërë shpërndarjen e librave shkollor falas për të gjithë nxënësit shqiptarë të shkollave fillore në Luginë, përcjellë Titulli.com.

“Ka filluar shpërndarja e teksteve shkollore falas për të gjithë nxënësit fillorist shqiptar të Luginës së Preshevës. Aksion i tillë do vazhdojë edhe ditëve në vijim”, thuhet mes tjerash në postimin e publikuar në faqen në facebook të Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Sipas KKSH-së këto tekste po shpërndahen pas aprovimit ga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik të Serbisë, transmeton Titulli.com.

“Numri i përgjithshëm i nxënësve që do përfitojnë tekste falas është 4052, rreth 20 mijë libra që do shpërndahen nga Këshilli Kombëtar Shqiptar. Një punë intensive e KKSH, që nxënësit shqiptar të Luginës të jenë konkurrent me nxënësit e shkollave fillore në rajon”, thuhet në postimin e KKSh-së.

KKSH ka vlerësuar se shpërndarja e librave falas për të gjithë nxënësit bëhet për herë të parë në Luginë të Preshevës dhe nxënësit shqiptarë janë të vetmit në Serbi që librat iu ndahen pa pagesë..Titulli.com/

Të Ngjajshme

Dallaveret e Vuçiqit, para amerikanëve ndryshe, në Beograd paralajmëron skenarin e zi për Kosovën

admin

Pasojat e motit të keq në Bulqizë, rrëzohet disa pemë dhe shkëputet energjia elektrike

admin

Publikohet urdhër arresti ndaj Hysni Gucatit, dyshohet për tri raste

admin

Leave a Comment