September 25, 2022
Portali Shprehja

Klerikët fetarë arrijnë në Hagë për t’i vizituar krerët e UÇK-së

Një delegacion i klerikëve fetarë nga Kosova kanë hyrë në Qendrën e Paraburgimit në Hagë, për t’i vizituar krerët e UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin dhe të tjerët.

Nga pamje shihet myftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava dhe Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji duke hyrë së bashku në Qendrën e Paraburgimit.

Kjo është hera e parë që një delegacion ndërfetar viziton krerët e UÇK-së, të cilët tash e dy vjet gati gjenden në paraburgim.

Të Ngjajshme

Turqia “godet” Rusinë: S’i njohim referendumet në Ukrainë!

admin

Abazoviq: Kurrë nuk ka qenë më i mirë se sot bashkëpunimi me Serbinë dhe Vuçiqin

admin

​Rama: Serbia ta njohë dhe t’i kërkojë falje Kosovës

admin

Leave a Comment