7.3 C
Skopje
November 19, 2019
Offside

Klop është i veçantë: Edhe shitësit e “hot dog” na duhen, kush hyn në “Anfield” të jetë në formë

Liverpul-Manchester City do të jetë kryendeshja e kësaj jave në “Premier League”, mes dy ekipeve që kërkojnë fitimin e kampionatit anglez. Skuadra e Klop e ka nisur shumë më mirë kampionatin, por përballë makinerisë së Guardiolës premtohet vetëm spektakli.

Nga ana tjetër, trajneri gjerman është i veçantë në llojin e tij edhe në deklaratat që jep. Më së miri e di se për të mposhtuar Manchester City-n, askush prej lojtarëve nuk duhet të jetë në gjendje të keqe. Madje duke kërkuar formë të mirë edhe te shitësit për “hot dog”.

“Do jetë ndeshje e madhe. Dy ekipe të mëdha që luajnë me njëri-tjetrën në Anfield. Duhet të tregojmë fytyrën më të mirë të dielën. Të gjithë në stadium duhet të jenë në supër formë. Madje edhe ata që shesin “hot dog”. Kushdo që do të hyjë në “Anfield” duhet të jap më të mirë. Është e rëndësishme për ne që të vendosim gjithë emocionet. Le të luajmë futboll”, ka thënë Klop. /Sport Ekspres/

Artikuj të ngajshëm

Benzema “ngelet në derë”, trajneri i Algjerisë i shuan shpresat sulmuesit të Realit

shprehja

Batuta e presidentit të UEFA-s për Platini nga Shqipëria, bën xhiron e mediave në Europë

shprehja

Ngërçi i golave nuk ia ul ambicien, Piatek: Do qëlloj sërish! Një ditë je papa i futbollit tjetrën më i keqi

shprehja