Kampionatet dhe Champions League sapo kanë filluar, por që tani ka filluar të mendohet për merkaton e janarit.
Inter-i, përveç situatës së Eriksen, mund të jetë në qendër të zërave të merkatos edhe për Milan Skriniar.
Qendërmbrojtësi sllovak nuk është në planet e trajnerit Antonio Conte dhe pak muaj më parë dukej se do të transferohej te Tottenham-i i Jose Mourinho-s.
Gjithsesi, operacioni ka dështuar në fund, por mund të realizohet në janar. Sipas ESPN, Spurs duket se do të kthehen në sulm për lojtarin në fillimin e vitit të ri.
Problemi është se do të duhet të mposhtin konkurrencën e Liverpool-it, me Jurgen Klopp që kërkon të gjejë një zëvendësues për Van Dijk, i cili ka mbyllur sezonin pas një dëmtimi serioz të pësuar në gju.
Inter e vlerëson 60 milionë euro kartonin e Skriniar.
.