May 21, 2022
Portali Shprehja

Klopp duartroket Villareal dhe Emery: “Na vunë përpara, mezi po prisja pushimin sepse…”

Pas fitores ndaj Villarrealit, trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp, komentoi arritjen e të kuqve në finalen e Champions League, e katerta per te personalisht. “Kjo finale është si e para, është e jashtëzakonshme.

Ne e ndërlikuam jetën tonë, por e dinim që mund të ndodhte. E rëndësishme është të reagosh. Ne pranuam pas tre minutash dhe ishte e kundërta e asaj që donim, por ne qëndruam në fushë kundër një ekipi dhe trajneri të jashtëzakonshëm.

Tact Watches

Na penguan të krijonim futboll, mbajtën inercinë, por në fund të pjesës së parë u thashë djemve se mjaftonte një situatë për të përmbysur lojën dhe krejt papritur luajtëm mes rreshtave. Pushimi ishte i rëndësishëm, ishte situata për të treguar dhe për të korrigjuar gjërat, por ne duhej të bënim mirë atë që dimë të bëjmë.

E rëndësishme ishte reagimi. Ishim të qetë, duhej të pranonim që një Villarreal si ai i pjesës së parë do të shkonte në finale. Ishim aty, duhej të provonim dhe ia dolëm”. A e ndryshoi lojën Luis Diaz? “Nuk është çështja e lojtareve, ne ua kemi lehtësuar gjërat.

Nuk është aq shumë hyrja e tij, edhe pse ai është një lojtar i madh, por ne duhej të riorganizonim idete. Ndryshuam pozicionet në fushë, nuk ishim gati të përballonim pjesën e parë me sulmet e tyre. Ne filluam ta rrokullisnim topin dhe luftuam duke i mbajtur prapa dhe duke e çuar objektivin në shtëpi”.

Kë po prisni në finale? “Tani këdo që do të gjejmë do të jetë një ndeshje e madhe, nuk preferoj askënd, por kushdo që fiton do ta meritojë dhe do të shihemi në Paris”, mbylli konferencen e tij Klopp.

.

Të Ngjajshme

E ardhmja e Perisic, mes Juventusit dhe Interit futet një klub tjetër!

admin

E BUJSHME | Perez sapo ka hyrë në dhomat e zhveshjes ka njoftuar ekipin mbi vendimin e Mbappe

admin

Roma largon fantazmat dhe siguron Europa League, sido që të shkojë në Tiranë! Verdiktet

admin

Leave a Comment