August 16, 2022
Portali Shprehja

Klopp paralajmëron Juventus-in: “Është zemra dhe shpirti ynë”

Ideja e fundit e Juventus-it për të përforcuar sulmin është Roberto Firmino, sulmuesi brazilian i Liverpool-it. Bardhezinjtë duket se kanë bërë një ofertë, por duket se nuk do ta kenë të lehtë ta marrin lojtarin.

Të paktën duke dëgjuar fjalët e thëna nga trajneri i Të Kuqve, Jurgen Klopp, i cili ka qenë shumë i qartë në konferencë për shtyp:

“Bobby është thelbësor për ne, është zemra dhe shpirti i kësaj skuadre. Mënyra se si kemi luajtur në vitet e fundit ka qenë e mundur vetëm falë Bobby-t.

“Ja pse jam me të vërtetë i lumtur që ka mundur të stërvitet për pjesën më të madhe të kohës gjatë fazës përgatitore dhe gjithçka dukej në rregull”.

Siç thamë më sipër, emri i sulmuesit brazilian ka filluar të qarkullojë në ditët e fundit si një përforcim i mundshëm për Juventus-in, që është në kërkim të një zëvendësi për Vlahovic.

.

Të Ngjajshme

E PABESUESHME! Qeni ndërpret ndeshjen 7 minuta, kryen nevojat personale në fushë (pamjet)

admin

Klopp ngre alarmin: Askush nuk pyet për lojtarët, po përplasemi me murin. Kjo është çmenduri

admin

Guardiola “lë pa tekst” Barcelonën; kërkon shifrën stratosferike për Bernardo Silvën

admin

Leave a Comment