December 3, 2022
Portali Shprehja

Klopp zbulon pengun e madh: “Një nga gabimet më të mëdha në jetën time”

Trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp, ka pranuar se dështimi për të nënshkruar me Heung-Min Son ishte një nga gabimet më të mëdha të karrierës së tij.

Ylli i Koresë së Jugut zgjodhi të nënshkruante me Bayer Leverkusen nga Hamburgu në vitin 2013 në vend që të bashkohej me Klopp te Borussia Dortmund.

Son përfundimisht u largua nga skuadra e Aspirinave për te Tottenham në 2015-ën dhe është bërë një nga sulmuesi e krahut më të mirë në Europë.

30-vjeçari, i cili nuk luajti në ndeshjen kundër Të Kuqve të dielën për shkak të lëndimit, ka shënuar 136 gola dhe ka dhënë 76 asiste në 344 ndeshje për Spurs, dhe ka ndarë Këpucën e Artë me Mohamed Salah sezonin e kaluar.

Por gjithçka mund të kishte qenë ndryshe nëse ai so të kishte nënshkruar për Dortmund-in. Klopp u tha mediave koreano-jugore fundjavën e kaluar:

“Një nga gabimet e mëdha në jetën time ishte se nuk e nënshkrova me të. Lojtar i jashtëzakonshëm. Lojtar i klasit botëror dhe një nga sulmuesit më të mirë në botë. Po, ju duhet të jeni krenar për të”.

Vetë Son ka thënë: “Doja të qëndroja në Bundesliga. Më donin Leverkusen dhe Dortmund. Të dyja skuadrat luanin në Champions, por mendova se Dortmundi do të përdorte rotacionin më shumë se Leverkusen.  Kjo është arsyeja pse zgjodha Leverkusenin mbi Dortmundin. Është vërtet e rëndësishme të luash rregullisht.

Klopp mund ta përmbushë dëshirën e tij, sepse tani kanë filluar të qarkullojnë zëra që pretendojnë se Liverpool po planifikon një lëvizje për yllin e Tottenham-it, i cili do të ketë vetëm dy vite të mbetura në kontratë verën e ardhshme.

.

Të Ngjajshme

Shaqiri plas shishen në tokë, donte të luante 90 minuta ndaj Serbisë – FOTOT

admin

Granit Xhaka shmang provokimet pas ndeshjes. Deklaratat e tij: “Fokusohuni te futbolli sepse sonte…”

admin

ZVICRA KUALIFIKOHET | Shaqiri dhe Xhaka i tregojnë vendin, Serbia del me bisht ndër shalë sërish (PAMJET)

admin

Leave a Comment