July 28, 2021
Portali Shprehja

Koalicioni ASH-AAA: Pr/ligji për shtetësi të propozohet me yll evropian

Nuk ka zgjidhje mbi propozim-Ligjin për shtetësi. Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa konsideron se propozimi duhet tërhiqet dhe i njëjti në formën e harmonizuar me Qeverinë të propozohet me yllin e BE-së. Ditëve në vijim pritet vendim i përbashkët i opozitës shqiptare dhe organit ekzekutiv.

Çdo zvarritje e këtij procesi dhe këtij ligji më tepër i dëmton këta deputetë të cilët të etur për ca pikë politike kundrejt elektoratit të tyre, po tentojnë në çdo mënyrë të pengojnë punën e komisionit. Unë mendoj që kemi arritur në atë fazë. Duhet të marrim një vendim dhe ligji të kalon në fazën tjetër sepse ligji duhet të miratohet patjetër -u shpreh Ilire Dauti, Deputete e ASH-së.

E Majta e cila ka bllokuar shqyrtimin e propozimit aktual vlerëson se dorëzimi i tekstit me yll evropian përbën vepër penale.

Mendoj se është vetëm blof i opozitës shqiptare. Nuk ka një ministër i cili do të guxonte ta nënshkruante një ligj të tillë sepse përbën vepër penale. Nuk ka rregullativë në cilën ata mund të thirren për t’i vendosur atij ligji yllin Evropian – tha Dimitar Apasiev, Deputet i të Majtës.

Propozim-Ligji për shtetësi ka mbetur në fazën e shqyrtimit të amendamenteve të opozitës shqiptare dhe Qeverisë të hartuara mbi bazën e marrëveshjes mes liderëve Zaev-Sela-Gashi. Mbledhja e fundit e Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri u anulua për shkak të fjalimeve procedurale të deputetëve nga opozita maqedonase të cilët konsiderojnë se propozim-Ligji për shtetësi bie ndesh me konventat ndërkombëtare dhe ato evropiane.

Adrian Kerimi

.

Të Ngjajshme

Ditë e nxehtë me temperatura mbi 40 gradë Celsius!

admin

Përleshje me armë zjarri në Saraj të Shkupit

admin

Von der Leyen: Varianti Delta shumë i rrezikshëm, vaksinohuni!

admin

Leave a Comment