October 1, 2023
Portali Shprehja

Kodi Penal, a po tenton pushteti ta kthejë në vend ish-kryeministrin Gruevski?

Gazetar: Adrian Kerimi

Blloku opozitar shqiptar Lëvizja Besa, Alternativa dhe Lëvizja Demokratike akuzojnë Qeverinë se me ndryshimet e propozuara në Kodin Penal pretendojnë amnisti për funksionarët e Qeverisë dhe ish kryeministrin Nikolla Gruevski, shkruan Alsat.

Sipas deputetit Fadil Zendeli, propozimet e dorëzuara në Kuvend pretendojnë vjetërsimin e lëndëve dhe përsëritjen e procedurave, duke shtuar se pushteti po bëhet gati që pas largimit, të lehtëson dispozitat ligjore për keqpërdorimet që kanë bërë.

“Me këto propozim-ndryshime në Kodin Penal, që i propozon pushteti LSDM-BDI-ASH, krejt këto dënime të shqiptuara ndaj Gruevskit dhe ato që mund të vijojnë, bien në ujë. Për të gjitha lëndët në të cilat është gjykuar ose po gjykohet në mungesë ai mund të kërkojë përsëritje të procedurës. Ne kemi dyshime të thella dhe të bazuara se ndryshimet e Kodit Penal po propozohen edhe sepse eksponentë të lartë të BDI-së, por edhe të LSDM-së, e dinë se pas zgjedhjeve të ardhshme do të jenë në opozitë dhe prandaj duan të krijojnë kornizë që mos t’i kapë ndjekja penale. Se për çfarë frikësohen, ata e dinë më së miri, ndërsa ne do ta marrim vesh vetëm pasi që ta kemi në dorë pushtetin, kur do të kemi qasje në krejt të palarat e këtij pushteti antipopullor”, tha Fadil Zendeli, Deputet i Lëvizjes Besa.

Zendeli i bëri thirrje Aleancës për Shqiptarët dhe ministrit të Drejtësisë, Krenar Lloga të del dhe prononcohet nëse qëndron prapa këtij propozimi ose jo dhe të jap dorëheqjen nga pozita e ministrit.

“Ajo që bie në sy është se propozim-ndryshimi i Kodit Penal nuk është nënshkruar nga ministri i Drejtësisë, por nga zëvendësi i tij. A dëshiron kështu ASH-ja t’i lajë duart si Pilati dhe të thotë se ajo nuk ka faj për shërbimin që i bëhet Gruevskit? Ne presim që edhe ministri i Drejtësisë, por edhe kreu i ASH-së, të dalin të tregojnë se a pajtohen me këto ndryshime të Kodit Penal. Nëse nuk pajtohen, atëherë më e pakta që mund ta bëjnë si parti që është që ministri Lloga të japë dorëheqje, sepse e dimë tashmë se ata nuk mund të dalin më prej qeverie”, u shpreh Fadil Zendeli, Deputet i Lëvizjes Besa.

Sipas bllokut opozitar shqiptar, propozimi që Kodi Penal të trajton në këtë forme veprat e bashkëveprimit kriminal bëhet me qëllim pengimin e amendamenteve kushtetuese që ka në plan t’i propozojë opozita shqiptare e që kanë të bëjnë me mos vjetërsimin e veprave penale kundër funksionarëve të zgjedhur dhe të emëruar. / Alsat.mk

.

Të Ngjajshme

Investime milionëshe për sigurinë kibernetike në Maqedoninë e Veriut

admin

Nga e hëna, studentët do të marrin nga 140 denarë në ditë për t’u ushqyer

admin

Sulm kamikaz pranë Ministrisë së Brendshme në Turqi

Leave a Comment