December 3, 2020
Portali Shprehja

Koeman: Të tjerët duhet të vrapojnë, që Messi të jetë ende më i miri në botë

Ronald Koeman pranon se lojtarët e tjerë të Barcelonës duhet të bëjnë “shumë vrapim”, në mënyrë që Lionel Messi të jetë “lojtari më i mirë në botë”. Argjentinasit i jepet liria të shprehet çdo herë që del në fushë, me trajnerë të ndryshëm të klubit dhe kombëtares, që e kanë lejuar atë të luajë ku ka dashur. Kjo qasje ka pasur produkt të pasur, me gjashtë “Topa të Artë” dhe çmime të tjera të panumërta.

Koeman iu rrëfye faqes së UEFA-s mbi planin e tij taktik: “Ndonjëherë trajnerët vihen në pozita shumë të vështira. Megjithatë, futbolli luhet akoma 11 kundër 11; kemi nevojë për organizim të mirë si ekip. Trajneri duhet t’iu afrohet cilësive individuale të lojtarëve. Ne kemi Messin në ekip, dhe pjesa tjetër duhet të bëjë shumë punë, shumë vrapim. Vetëm kështu, Messi mund të jetë ende lojtari më i mirë në botë. Kjo do të thotë që çdo lojtar të luajë në pozicionin e tij, duke shfrytëzuar cilësitë e Messit.

Unë tani kam punuar me Leo dhe ekipin për gati tri javë. I shoh, që nga fillimi, cilësitë e mëdha që ka si lojtar. Gjithashtu, nuk mungon angazhimi i tij ndaj ekipit, sidomos në përpjekjen për të bërë presion të mirë përpara. Ai është më i miri, sepse është shumë i lehtë në fushë, por edhe shumë inteligjent. Leo i sheh zgjidhjet më të mira në lojë me të vërtetë shpejt. Të shohësh është një gjë, por ta bësh është tjetër”.

.

Të Ngjajshme

Juventusi vuajti 20 minuta, Pirlo: Kurrë nuk kam parë që një ekip të dominojë 90′

admin

CHAMPIONS: Giroud shkruan historinë me “poker”, Chelsea mposht Sevilla-n dhe fiton grupin  

admin

GRIEZMANNNNN!!! Rilindja e francezit te Barcelona, gol me thembër në Hungari (VIDEO)

admin

Leave a Comment