KOK mbështeti përgatitjet e xhudistëve në kampin Olimpik në Mittersill të Austrisë

Këtë vit, mbështetja nisi me kampin Olimpik të xhudos të mbajtur në Mittersill të Austrisë, prej 7-14 janar 2020.

Në kamp morën pjesë bursistët tanë Olimpikë, Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Distria Krasniqi e Loriana Kuka, të cilët janë brenda normës Olimpike.

Mbështetja vlen në kuadër të vendimit për mbështetje të sportistëve elitarë për të arritur normën Olimpike Tokio 2020.

Rrugën drejt kryeqytetit të Japonisë, ekipi i xhudos e vazhdon me Grand Prixin e Tel Avivit të Izraelit, I cili mbahet prej 23-25 janar 2020.

Vendin tonë e përfaqësojnë Majlinda Kelmendi (-52 kg), Nora Gjakova (-57 kg), Flaka Loxha (-57 kg) dhe Laura Fazliu (-63 kg).

Të ngjajshme

SPAL me befasinë e javës, merr fitore në udhëtim tek Atalanta

shprehja

Peja gjunjëzon Yllin dhe fiton Kupën e Kosovës – e pesta në histori të klubit ‘verdhezi’

shprehja

Villarreal refuzoi ofertën e Liverpool për yllin e tyre

shprehja

Duke përdorur shërbimet e Portalit Shprehja ju pajtoheni me përdorimin tonë të Cookies. Pranoj Lexo më shumë