April 2, 2023
Portali Shprehja

“Koleksioni i kampionëve të PSG-së ka nevojë për këtë trajner autoritar Champions-i”

Paolo Condò, gazetari prestigjioz i “Repubblica”, analizoi eliminimin e hershëm të PSG-së nga Liga e Kampionëve. Kësaj here ishte Bayern Munich, ai që i likujdoi yjet milionerë të parizienëve qysh në 1/8 finale:

“Disponimi i ditës së nesërme të paktën sinjalizon që Mbappé dhe Messi nuk janë në fillim. Francezi ka një kontratë deri në vitin 2024, me opsion të mundshëm për një vit shtesë. Argjentinasit po i skadon kontrata, por mbizotëron ndjenja se ai do të vazhdojë me PSG-në.

Nëse fati i Galtier duket i mbyllur, ka vetëm një njeri që mund të hyjë në atë dhomë zhveshjeje dhe t’i detyrojë të gjithë t’i kushtojnë vëmendje si trajner. Tashmë ai e ka treguar veten në ‘Santiago Bernabeu’, ka pasur Cristiano Ronaldon dhe shumë yje të tjerë në dispozicion të tij.

Ai quhet Zinedine Zidane, është i lirë si trajner, sepse ëndërroi për stolin e ekipit kombëtar francez, prej të cilit Deschamps nuk hoqi dorë”.

.

Të Ngjajshme

Donadoni këshillon Leao-n: “Ja çfarë i mungon për të qenë kampion”

admin

“Nuk mund të ndodhë”, Klopp: Nuk di si ta shpjegoj atë që ka ndodhur

admin

Elche-Barça 0-1 pas 45′, akush si Lewandowski në La Liga (Pamjet)

admin

Leave a Comment