May 12, 2021
Portali Shprehja

Komisioni bullgaro-maqedonas s’ka diskutuar për Goce Dellçevin

Komisioni i historianëve të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë në takimin dyditor ka diskutuar për tekstet shkollore, përkatësisht librat e historisë, shkruan Alsat. Sipas njoftimit mbeten ende dallimet e mëdha në qasjen dhe pikëpamjet se si formulohen rekomandime për librat shkollorë të historisë. Nga pala e Maqedonisë së Veriut u propozuan disa ide se si të kapërcehen pikat në librat shkollorë që kanë potencial për të politizuar historinë dhe me këtë të nxisin mosmarrëveshje të reja politike ose të mbajnë gjallë ato aktuale. Për shkak të diskutimit të gjatë për librat shkollorë, në takimin dyditor nuk u diskutua fare tema për përkujtimit të përbashkët të Goce Dellçevit. Takimi i radhës i rregullt i Komisionit do të mbahet më 10 dhe 11 qershor.

.

Të Ngjajshme

Strugë-Qafëthanë, Nikollovski pa përgjigje për rindërtimin e rrugës

admin

Komitet për bashkëpunim ekonomik mes RMV-së dhe Greqisë

admin

Qytetarët: Veprimi i Artan Grubit, për pikë politike!

admin

Leave a Comment