November 28, 2020
Portali Shprehja

Komisioni Europian paralajmëron ndihmë ekonomike për vendet e Ballkanit Perëndimor

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen paralajmëroi se së shpejti do të prezantohet një paketë për rimëkëmbje ekonomike për Ballkanin Perëndimor, me një numër iniciativash për investime rajonale. Leyen gjatë fjalimit të saj vjetor, ritheksoi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE.

Besimi është në thelb të partneriteteve të fuqishme. Dhe Evropa gjithnjë do të jetë e gatshme të ndërtojë partneritet të fuqishëm me fqinjët më të afërt, që fillon me Ballkanin Perëndimor. Vendimi 6 muaj më parë për t’i hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ishte vërtetë historik. Në fakt, e ardhmja e gjithë rajonit është në BE. Ndajmë të kaluar dhe fat të përbashkët. Ballkani Perëndimor është pjesë e Evropës – tha Ursula Von Der Leyen, Presidentja e Komisionit Evropian.

Kryeministri, Zoran Zaev në forumin e organizuar nga magazina “The Economist” që po mbahet në Athinë, kërkoi ndihmën e shteteve fqinje gjatë procesit të negociatave, që sipas tj mund të zgjasë edhe shumë vjet të tjera.

Vërtetë duhet t’i evropianizojmë vendet tona. Nuk nxitojmë. Nuk duam vetëm të bëhemi pjesë e BE-së, por ta sjellim BE-në në Maqedoninë e Veriut, në të gjitha qytetet dhe fshatrat tona. Iu thash biznesmenëve se është një lloj “Muaji i mjaltit”, që duhet ta shfrytëzojmë. Do të presim sa të jetë e nevojshme, 5, 7, 10 vjet. Varet mbase nga ne, por varet poashtu nga BE-ja se sa do të jetë e fokusuar në Ballkanin Perëndimor. Shpresoj që Greqia e Bullgaria, por edhe Hungaria, Austria, Sllovenia, Kroacia, Italia si anëtare të BE-së dhe fqinje në rajon, ta ruajnë fokusin në shtetet e mbetura – deklaroi Zoran Zaev, Kryeministër i Maqedonisë së Veriut.

Zaev gjatë qëndrimit në Athinë takon homologun e tij grek Micotakis dhe presidente Katerina Sakellaropoulo për të diskutuar perspektivën evropiane, Marrëveshjen e Prespës dhe thellimin e bashkëpunimit ekonomik. Ndërkohë, Komisioni i përbashkët maqedono-grek që vepron në bazë të Marrëveshjes së Prespës ende nuk ka arritur progres as për tekstet shkollore e as për markat tregtare.

Anesa SaliHu

Të Ngjajshme

Osmani: Refuzimi nga ana e Bullgarisë do të ishte një gabim strategjik

admin

Osmani: Marrëveshja me Bullgarinë nuk parasheh bisedime për identitetin dhe gjuhën maqedonase

admin

28 viktima dhe 1 093 raste të reja me COVID

admin

Leave a Comment