February 1, 2023
Portali Shprehja

Komisioni i PE-së miraton liberalizimin e vizave për Kosovën

Komisioni për Liritë qytetare, Drejtësi dhe Çështje të brendshme i Parlamentit Evropian miratoi marrëveshjen për liberalizimin e vizave për Kosovën. Bëhet fjalë për marrëveshjen që është arritur në dhjetorin e kaluar në mes të Parlamentit, Këshillit dhe Presidencës së Bashkimit Evropian, që atëbotë udhëhiqej nga Republika Çeke. Vendimi u miratua në LIBE me 48 vota për, shtatë kundër dhe tre abstenime. Miratimi i marrëveshjes në këtë komision të PE-së dëshmon se formalizimi i vendimit të bllokut evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën po shkon sipas planit dhe procedurave përkatëse, ku përfshihen institucione të ndryshme të BE-së. Diplomatët e BE-së kanë thënë se tashmë ka mbetur vetëm përmbyllja e pjesës formale të vendimit, pasi Presidenca çeke me sukses e kishte përfunduar punën kryesore në dhjetorin e vitit të kaluar. /Alsat.mk

.

Të Ngjajshme

Hulumtimet e shumta nuk kanë arritur në përfundime të sakta se deri në çfarë mase çajrat mund të shërojnë gripin dhe të ftohtin

Taravari: për ASH-në mbetet prioritet lufta kundër korrupsionit dhe funksionimi i shtetit të së drejtës

Sevilja forcohet me lojtarë nga Totenhami dhe Marseja

Leave a Comment