June 27, 2022
Portali Shprehja

Komuna e Gostivarit ju vjen në ndihmë personave me aftësi ndryshe dhe të ndjeshme/ Krijon kuzhinë dhe qendër trajnimi

Komuna e Gostivarit krijon kuzhinë për ushqim të shëndetshëm. Nga pushteti lokal në Gostivar njoftojnë se është bërë hap i rëndësishëm drejt themelimit të kuzhinës profesionale për ushqim të shëndetshëm dhe qendër trajnimi për personat me aftësi të kufizuara dhe grupe të tjera të ndjeshme të qytetarëve, raporton News33.tv

Për këtë qëllim, zhvillohen punë intensive në terren me përfaqesuas të UNDP dhe sektorit privat, për mundësinë e zhvillimit të partneritetit publiko-privat (PPP) dhe komunën e Gostivarit. Kuzhina do të adaptohet në kuzhinën ekzistuese në lokacionin e ish-kolegjit “Jahja Kemal” në Gostivar.

Tact Watches

“Partnerit privat i ofrojmë mundësi që hapësira në kushte të caktuara të merret në afat të gjatë, për përdorim falas dhe të përdoret si kuzhinë profesionale për ushqim të shëndetshëm. Partneri privat do të jetë i detyruar të investojë në një pjesë të caktuar dhe ta përdorë atë për qëllime fitimprurëse. Në pjesën e partneritetit, pajisjet sigurohen nga UNDP, si dhe një tarifë e caktuar për çdo person të trajnuar. Thirrja publike pritet të shpallet deri në fund të qershorit dhe urojmë që të fitojë ofertuesi më i mirë”, thuhet në njoftimin e Komunës së Gostivarit.

Aktiviteti mbështetet nga Ambasada e Zvicrës në Maqedoni./News33.tv/

Të Ngjajshme

Anijet shkaktojnë ndotjen e liqenit të Ohrit

Çfarë dimë deri tani për fisin më të izoluar në botë?

Ikja e të rinjve boshatis tregun e Kumanovës

admin

Leave a Comment