January 28, 2022
Portali Shprehja

Komuna e Kumanovës: Nëse s’e pastroni borën para dyqaneve do të gjobiteni!

Përfaqësuesit e Inspektoratit për mbikëqyrje inspektuese – Inspektorati i Komunës së Kumanovës, ia kanë rikujtuar qytetarëve dhe pronarëve të dyqaneve (ndërmarrjeve) obligimi ligjor për pastrimin e borës para objekteve të tyre, me qëllim që lëvizja deri tek objektet, të jetë pa vështirësi dhe pengesa të cilat i krijonë bora, transmeton Gazeta Lajm.
Gjatë ditës, përfaqësuesit e Komunës do të inspektojnë dhe kontrollojnë, nëse po respektohet Ligji për pastrim publik. Nëse nuk respektohet i njëjti, sipas përfaqësuesve të Inspektoratit, do të pasojnë Vërejtje, njofton Gazeta Lajm.
“Në përputhje me Nenin 22 të Ligjit për pastrim public, në kushte dimërore gjatë reshjeve të borës, pronarët gjegjësisht shfrytëzuesit e Objekteve publike, janë të obliguar ta pastrojnë dëborën në ambijentet e hapura para objekteve publike. Nëse në afat prej 3 orëve nuk pastrohet, nga momentin i dhënies së Vërejtjes, përfaqësuesit e Inspektoratit do të ndërmarrin masa penalizuese ndaj personave që nuk do ta respektojnë këtë obligim”, ka thënë Boban Bojkovski, udhëheqës i Sektorit për mbikëqyrje inspektuese.
Sipas Ligjit, gjobat për personat fizikë lëvizin prej 30 deri 50 euro, kurse ato për persona juridikë prej 50 deri 1000 euro.

Të Ngjajshme

Nga 1 shkurti do të rikthehet transporti publik në Kumanovë

admin

Sedat Ramadani largohet nga LB / E humbëm identitetin me të cilin na njihnin njerëzit!

admin

Alsat: BDI-ja e harroi në burg Rexhail Qerimin!

admin

Leave a Comment