December 5, 2020
Portali Shprehja

Komuna e Tetovës hesht për hidrocentralet në Malin Sharr

Komuna e Tetovës hesht dhe nuk u përgjigjet pyetjeve të Alsat, nëse vetëqeverisja lokale e ka mbrojtur burimin e lumit Shkumbin, nga ku qytetit furnizohet me ujë të pastër të pijshëm. Nga Departamenti i marrëdhënieve me publikun në Tetovë dje thanë se përgjigje do të marrim sot, por shërbimi i Marrëdhënieve me Publikun, përveç që nuk na dërgoi përgjigje sot, nuk iu përgjigj as telefonatave tona. Situata është tejet shqetësuese, sepse sipas Inspektoratit të Mjedisit, një nga hidrocentralet e vogla, që po ndërtohen në Sharr është në afërsi të burimit të lumit Shkumbin, dhe është e mundur ndotja e ujit të pijshëm.

Ne kemi përcaktuar se, ai që është më i avancuari në ndërtim, e që ndodhet më lart në malin e lumit Shkumbin ka mundësi potenciale për ndotjen e furnizimit me ujë të qytetit të Tetovës – tha Ana Petrovska- U.D drejtore e Inspektoratit të mjedisit.

Shoqatat ekologjike mbeten të mendimit se ekonomia dhe ekologjia nuk shkojnë së bashku. Në zonë të mbrojtur nuk lejohet ecja e lëre më të ndërtohet hidrocentral, shprehen të prerë ambientalistët.

Heshtje edhe në Ministrinë e Mjedisit Jetësor. Nuk morëm përgjigje nga ministria përkatëse nëse hidrocentrali në lumin Shkumbini, për të cilin drejtorja e inspektoratit dje paralajmëroi se është në zonën e mbrojtur rreptësishtë të Parkut Nacional. Me shpalljen e Malit Sharr si Park Nacional, duhet të ndalohet lëshimi i koncesioneve për hidrocentrale të reja, ndërsa ata që kanë marrë leje por nuk kanë filluar me ndërtim duhet t’u merret leja.

Ile Petrevski

The post Komuna e Tetovës hesht për hidrocentralet në Malin Sharr appeared first on Alsat.

Të Ngjajshme

Sela: Nëpërmjet kontestit me Bullgarinë qëndrojnë edhe gjera të tjera

admin

Sela: Ndryshime në Rregulloren për punë ne Kuvendit shndërrojnë deputetin në makineri votimi

admin

Sela: Mazhoranca e ka për detyrë të sigurojë shumicën, ne do të mbështesim ligjet që janë në favor të qytetarëve

admin

Leave a Comment