November 26, 2022
Portali Shprehja

Komuna e Tetovës shpall “Qytetar Nderi”, shkrimtarin Ismail Kadare

Komuna e Tetovës shpalli qytetar nderi shkrimtarin e madh shqiptar, Ismail Kadare. Me këtë rast kreu i kësaj komune Bilall Kasami tha se ky akt paraqet nder dhe krenari për Tetovën.

“Ditë e veçantë për tetovarët, jemi të nderuar dhe krenarë që sot shpallim “Qytetar Nderi” shkrimtarin e madh, Ismail Kadare. Jemi me fat që jetojmë në kohën e Ismail Kadare”, tha me këtë rast kreu i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami.

Nga ana tjetër Kadarea tha se çdo shkrimtar sado i njohur që të jetë në botë dhe vendin e tij, ëndërron për çaste të këtilla.

“Nuk e kam lehtë të flas para jush, sepse çastet e këtilla janë shumë të rralla në jetën e një shkrimtari, të jesh para lexuesve të një qyteti si Tetova. Këto janë çaste që çdo shkrimtar sado i njohur të jetë në botë dhe vendin e tij i ëndërron që ti përjetoj. Jeta njerëzore ushqehet nga rastet e këtilla”, tha Ismail Kadare, shkrimtar.

.

Të Ngjajshme

7 kombinime ushqimesh që s’duhet t’i vendosni kurrë pranë njëri-tjetrit

Vdiq ministri i jashtëm i Bjellorusisë, Vladimir Makei

Një 26-vjeçar është gjetur i vdekur në Shkup

admin

Leave a Comment