November 30, 2020
Portali Shprehja

Konditat e mesteve (kushtet), si marrim mese mbi meste apo qorape, kur merret ?

MES-HI MBI FASHË -(lidhëz) Në qoftë se kemi ndonjë varrë, plagë ose dregëz, të cilën nuk guxojmë ta lagim me ujë, dhe plaga gjindet në ato vende të cilat duhet larë gjatë abdesit, atëherë në vend të larjes do të marrim mes-h (me dorë të lagur e fshijmë plagën dhe kudo që larja shkakton dëme mund të zëvendësohet me mes-h. Nëqoftë se pl aga gjithnjë pikon (rrjedh) atëherë për çdo kohë të namazit duhet marrë abdes të ri; gjatë kohës së atij namazi mund të falen shumë namaze tjera edhe pse pl aga pikon.

MES’HI MBI MESTE Islami si fe tolerante e ka lehtësuar për muslimanët, që në rastin e abdesit mund të mos i lajnë këmbët po të mbathin meste, sipas dëshirës. Ky është një lehtësim për njeriun dhe arsyetohet meqë këmba me meste më pak bie në kontakt me ndyrësirën. Ky lehtësim vlen sidomos në stinën e dimrit kur klima është e ftohtë dhe ata për të cilët punojnë tërë ditën; dhe janë të lejuar të mbathin meste, po ashtu mund të mbathin meste edhe të tjerët në qoftëse i plotësojnë kushtet e parapara. Farz : është që mes-hi mbi meste t`a përfshij pjesën e përparme të këmbës, fillon prej gishtave e përpjetë, me dorën e djathtë, pasi e kemi lagur e fshijmë këmbën e djathtë, dhe me dorën e majtë e fshijmë këmbën e majtë. Nuk pranohet që mes-hi të jetë anash ose nën këmbë.Kushtet e mesteve- Mestet t’i mbulojnë nyjet e këmbëve.- Të mbathen pasi që të marrim abdes.- Të mos jenë të grisura deri në masën e caktuar (që të duken tre gishtra).- Pa lidhur të rrijnë të pëlqyera për këmbe.

Të jenë të forta të mos depërtojë uji në to, dhe të jenë prej lëkure..etj.Koha që mestet mund të mbahen të mbathura:Ata që gjinden në shtëpitë e tyre, për ata mes-hi vazhdon një ditë e një natë (24 orë) prej kohës që e prish abdesin që e ka marrë në fillim të mbathjes së mesteve. Ndërsa për udhëtarin, koha e mes-hit vazhdon deri në tri ditë (72 orë). Udhëtarë sipas ligjit të Sheriatit islam konsiderohet ai njeri i cili e kalon një largësi prej (81 km)( kjo sipas disa dijetareve,ndersa sipas argumentit me te sakte nuk ka shume rendesi distanca e kesaj largesie 81km!) e më shumë larg vendit që jeton. (Sipas disa dijetarve mes-hi mund të mirret edhe mbi qorapë, te cilet janë sado pak te trasha e jo te tejdukshme)

.

Të Ngjajshme

Në cilën ditë lindi i Dërguari i Allahut Muhammedi a.s !

admin

Profeti (alejhi selam) thotë:“Unë jam dërguar dhe Ora e Kijametit është larg meje aq sa…

admin

Pse namazi është më i mirë se gjumi !?

admin

Leave a Comment