May 28, 2022
Portali Shprehja

Konfirmohet rasti i parë me hepatitin misterioz në Greqi, infektohet një foshnjë 14-muajshe

Gjithçka nisi pak kohë më parë kur fëmijës iu shfaqën simptoma të hepatitit, për pasojë prindërit e tij e cuan për ekzaminim tek pediatri. Mjeku ka konstatuar një ënjtje në mëlçi, duke shtuar shqetësimin se mund të jetë një rast i hepatiti akut, i cili po përhapet në fëmijët në botë.

Tashmë kanë nisur procedurat për të përcaktuar nëse ky rast është përfundimisht një rast i  hepatitit akut.

Tact Watches

Sipas informacioneve nga mediat vendase, mjekët që janë informuar për gjendjen e tij kanë rekomanduar monitorimin e vazhdueshëm të tij. Në të njëjtën kohë, në mikroskop është vënë edhe fakti që disa muaj më parë ai u sëmur me koronavirus.

Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, ka thënë se është duke u rritur numri i rasteve me hepatit akut te fëmijët që kanë qenë të shëndetshëm paraprakisht.

Shumica prej pacientëve janë shëruar, mirëpo një numër i tyre është dashur të bëjnë transplantim të mëlçisë.

Raste të reja janë raportuar edhe në SHBA, Izrael dhe Japoni.

.

Të Ngjajshme

”Levica”: Inspektime për flamurin shqiptar në stadiume dhe përmendoren e Xhemë Gostivarit

admin

Arrestohen dy shpërndarës të drogës në Shkup

admin

LSDM: Gjashtë nga shtatë të dyshuarit në “Parcela kriminale” janë në lidhje me VMRO-DPMNE-në dhe Mickoskin

admin

Leave a Comment