September 28, 2020
Portali Shprehja

Konflikti Greqi-Turqi shkon në NATO: Greqia do të kërkojë largimin e anijes turke në takimin e Aleancës

Greqia shkon në mëngjesin e së mërkurës në Bruksel në samitin e NATO-s me një qëllim të vetëm, të paraqesë tek Aleanca e Atlantikut të Veriut, kërkesën për largimin e anijes kërkimore turke Oruc Reis nga ujërat greke.

Lajmin e bëjnë të ditur burime qeveritarë grekë të cilat konfirmojnë se vetëm nëse ulen tensionet dhe provokimet turke, Athina mund të qëndrojë në tryezën e bisedimeve me Ankaranë.

Për këtë arsye siç ka konfirmuar edhe pala turke është shtyrë për të enjten takimi i atasheheve ushtarake në NATO, të dy vendeve fqinje. Ndërkohë ministri i Jashtëm turk Cavusoglu ka akuzuar për këtë veprim qeverinë greke se kundërshton dialogun duke theksuar se nëse Greqia beson tek forca e saj, nëse ka kurajo tek pozicionimet e saj, le të vijë në tryezën e bisedimeve.

Provokimi i Turqisë po i afrohet pikave të absurditetit- ka qene përgjigjja e menjëhershme e homologut grek Dhendias, ndërsa BE ndjek me shqetësim zhvillimet në konfliktin greko-turk që nuk ka gjasa të shuhet shumë shpejt.

Kundërsulmi diplomatik i Athinës për të ndaluar provokimet turke është në pikën kulmore dhe sytë e të gjithëve janë tashmë, në prag edhe të samitit të lartë të BE në 24-25 shtator, në takimin e së enjtes në Korsikë mes kryeministrit Mitsotakis dhe presidentit francez Makron ku do të diskutohet edhe për blerjet e avionëve dhe fregatave franceze.

Këtë të shtune madje kryeministri Mitsotakis pritet të shpallë një program të ri emergjent armatimi nga Panairi Ndërkombëtar i Selanikut, ndërsa forcat e ushtarake greke do të forcohen dhe 17 mijë rekrute të tjerë brenda një dekade./tch/

Të Ngjajshme

Luftimet mes Armenisë dhe Azerbejxhanit, 16 të vrarë

admin

Mali i Zi që nga mesnata në shtetrrethim

admin

Shqiptarët do të jenë në ‘Jugosllavinë e katërt’, Albin Kurti bën deklaratën e fortë

admin

Leave a Comment