April 12, 2021
Portali Shprehja

Konstituohet sot Kuvendi i ri i Kosovës – Iliria News Agency

Konstituohet sot Kuvendi i ri i Kosovës, i dalë nga zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit. Në këtë seancë të parë pritet të zgjidhen edhe strukturat drejtuese të Kuvendit të ri, teksa Lëvizja Vetëvendosje ka konfirmuar Glauk Konjufcën si kandidat për kryeparlamentar. Menjëherë pas kostituimit të Kuvendit Vetëvendosja synon që të zgjedhë edhe qeverinë e re të vendit që do të drejtohet nga Albin Kurti.

Gjithsesi konstituimi i kuvendit dhe zgjedhja e qeverisë së re mund të mos sjelle stabilitet institucional, pasi për vijueshmërinë e institucioneve të reja çdo gjë varet nga zgjedhja e Presidentit të ri të Kosovës, post për të cilin ka shfaqur ambicien Vjosa Osmani.

Vetëvendosja së bashku me minoritetet nuk arrijnë të bëjë shumicën e nevojshme për të zgjedhur presidentin e ri, ndaj çdo gjë varet nga qëndrimi që do të mbajnë partitë shqiptare opozitare. Kurti dhe Osmani kanë zhvilluar një sërë takimesh me liderët e këtyre forcave dhe kanë kërkuar konstruktivitet të paktën nëpërmjet prezencës në seancë.

Por Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e kanë bërë të qartë se nuk do të ‘bëjnë kuorumin’ që kërkohet për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.

Nga ana tjetër Lidhja Demokratike e Kosovës e drejtuar tashme nga Lumir Abdixhiku, nuk e ka përjashtuar ende mundësinë që të jetë pjesë e votimit të presidentit, ndërsa për këtë çështje pritet të zhvillohet këtë javë edhe një takim me kandidaten për president..

“Jemi dakorduar që pas formimit të institucioneve, të takohemi me pretendenten për kandidate për presidente dhe të kuptojmë më qartë pozicionin e saj si pretendete për presidente karshi LDK-së, LVV-së, karshi partive opozitare dhe në veçanti karshi nismës së saj politike, të paralajmëruar. Pas formimit të institucioneve javën tjetër, presim ftesën nga pretendentja për presidente”.

Kushtetuta e Kosovës përcakton se për zgjedhjen e kreut të shtetit, në votim duhet të marrin pjesë të paktën 80 deputetë.

Tv Klan

Të Ngjajshme

Mençuria e Edi Ramës në raport me Albin Kurtin! – Iliria News Agency

admin

Fjalët e fundit që i kishte thënë Agim Ramadani gruas së tij pak para se të vdiste – Iliria News Agency

admin

COVID-19, mbi 135 milionë raste në botë – Iliria News Agency

admin

Leave a Comment