August 11, 2022
Portali Shprehja

Kontrabandoi 34 shtetas sirianë arrestohet nga policia

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të veprës penale “Kontrabandimi me migrantë”.

I pandehuri është zënë duke kontabanduar migrantë, me automjetin e tij, furgon të llojit “Mercedes”, ku kishte bërë marrëveshje paraprake me migrantët, për shërbimin e transportit dhe për shumën e parave që duhet të paguanin.

“Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit K.E., shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të veprës penale “Kontrabandimi me migrantë”, nga neni 164 paragrafi 1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.Sipas aktakuzës, më 30 qershor 2022, në aksin rrugor Malishevë-Gjurgjicë, i pandehuri K.E., është zënë duke kontabanduar migrantë, me automjetin e tij, furgon të llojit “Mercedes”, ku kishte bërë marrëveshje paraprake me migrantët, për shërbimin e transportit dhe për shumën e parave që duhet të paguanin.I njëjti, nga fshati Dobroshë, Komuna e Prizrenit, i merr (34) tridhjetekatër shtetasit e huaj, Sirian, të dëmtuarit, A.B., M.B., I.A., A.H., M.A., A.A., A.A., M.D., O.K., A.A., M.A., F.K.,T.S., M.GJ., M.J.,T.A., A.A., A.B.,A.SH., H.A., Y.A., M.A., A.M., M. Rr., H.H., H.K., A.F., B.H., T.H., I.H., S.Y., M.Y., M.A.,A.M., për ti transportuar në drejtim të Mitrovicës, ku të njëjtit kishin synuar të shkonin në Serbi, e më pastaj në ndonjë nga shtetet e Bashkimit Evropian.I pandehuri ndalohet nga policia, në rrugën “Ibrahim Rugova”, ku rezultoi se po kontabandonte me shtetas Sirianë”, thuhet në njoftimin e prokuroisë.

Ndaj të pandehurit E.K., Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit dhe nga data 30 qershor 2022 gjendet në paraburgim.

Prokurori i rastit i ka propozuar Gjykatës kompetente, që i pandehuri K.E., të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë.

.

Të Ngjajshme

Arrestohet në Viti i dyshuari për vjedhje të rëndë dhe posedim të substancave narkotike

admin

Tre të arrestuar në lokacione të ndryshme për posedim të paautorizuar të narkotikëve në Prishtinë

admin

Babai gjen vajzën e tij tek një i mitur në Prishtinë

admin

Leave a Comment