June 3, 2023
Portali Shprehja

Kontrabandonte migrantë nga Shqipëria, në Vërmicë arrestohet një shtetas i Serbisë

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të Serbisë nën dyshimin për kontrabandë me migrantë.

Rasti ka ndodhur mesditën e së martës në pikë-kalimin kufitar Vërmicë ku nga Shqipëria për në Kosovë po hynte kamioni të cilin e drejtonte shtetasi serb S.H.

“Gjatë procesit të regjistrimit dhe kontrollit të hollësishëm të kamionit në vijën e dytë, Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën e Kosovës kanë hasur në rimorkio në brendësi katër (4) persona shtetas të huaj”, është bërë e ditur në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Shtetasit e huaj janë trajtuar sipas ligjit për të huajt ndërsa personi i dyshuar është ndaluar për 48 orë. /Telegrafi/

.

Të Ngjajshme

Një person gjendet pa shenja jete në Istog, rasti po hetohet

admin

Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Krushë të Madhe, lëndohen katër persona

admin

Kapen në flagrancë dy hajna në një market në Pejë

admin

Leave a Comment