December 1, 2020
Portali Shprehja

Kontrabanduan 24 shtetas të Sirisë, policia arreston dy shqiptarë dhe dy arabë në Drenas

Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona të dyshuar, dy shtetas shqiptar dhe dy arab pasi që të njëjtit kanë kryer veprën penale kontrabandim me migrantë.

Arrestimi i tyre ka ndodhur në Drenas, pasi policia u kishte gjetur në rimorkion e kamionetës 24 persona shtetas të Sirisë.

“Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj dy SH/Shqiptar dhe dy Arab/Irak, pasi që në rimorkion e kamionetës së tyre janë takuar -gjetur, njëzetë e katër (24) persona shtetas nga Siria të cilët kishin hyrë ilegalisht në Kosovë me qëllim të dalin në shtetet e BE-së. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë. /Telegrafi/

.

Të Ngjajshme

Lipjan, policia inicon rast ndaj 51-vjeçarit që dyshohet se gjuajti me armë

admin

Arrestohet një qytetar para stacionit policor në Pejë, gjysmë i zhveshur hipte mbi automjete

admin

Një muaj paraburgim ndaj të pandehurit A.K për vrasje në tentativë

admin

Leave a Comment