January 16, 2022
Portali Shprehja

Kontrollohet një lokal në Prishtinë, arrestohen tre persona për prostitucion

Policia e Kosovës, drejtoria për hetimin e trafikimit me qenie njerëzore-njësia kompetente, më datën 21.12.2021 rreth orës 17:35 pas një hetimi të bërë në koordinim me prokurorin e rastit, kanë arrestuar tre persona (një i gjinisë mashkullore dhe dy të gjinisë femërore), të cilët dyshohet se janë përfshirë në veprat penale “Mundësim apo Detyrim në Prostitucion” “Ofrim i lokaleve për prostitucion” “Bashkëkryerje“.

“Njësitet kompetente kanë vazhduar realizimin e detyrave ku kanë kontrolluar lokalin i cili gjendej në  Rr. “Muharrem Fejza” në Prishtinë dhe si prova materiale janë konfiskuar pajisje elektronike, katër (4) telefona mobil”, thuhet në njoftimin për media.

Tact Watches

Në njoftim bëhet e ditur se personat e dyshuar, janë shoqëruar në stacion policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit të rastit iu është caktuar masa e ndalimi për 48 orë.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe autorizimeve në mënyrë profesionale në luftimin e të gjitha dukurive negative. /Telegrafi/

.

Të Ngjajshme

​Arrestohet një person në Skenderaj, pas mosmarrëveshjeve për prerjen e pyllit

admin

Tre të lënduar nga një aksident në rrugën Prishtinë – Podujevë

admin

Aksident në Prishtinë – vetura futet brenda lokalit në lagjen Mati1

admin

Leave a Comment