“Korona”, Spasovski dhe Filipçe vizitojnë Tabanocin

Kryeministri Oliver Spasovski dhe ministri i shëndetësisë Venko Filipçe qëndruan në Tabanoc, për të pa nga afër situatën me të cilën përballen pjesëtaret e policisë dhe doganave, me situatën e krijuar nga virusi Korona.

“Sot me kryetarin e qeverisë po vizitojmë vendkalimin kufitar Tabanoc që të shohim se mos vallë përballen me ndonjë problem përfaqësuesit e MPB-së dhe Doganës. Koordinimi dhe puna po shkon shumë mirë. Pyeten pasagjerët se nga vijnë, a kanë pas kontakt me persona të infektuar nga korona virusi. Është një koordinim i mrekullueshëm”, deklaroi Venko Filipçe, ministër i shëndetësisë. Sipas tij pacientja me koronavirus është në gjendje të qëndrueshme shëndetësore dhe po shkon drejtë përmirësimit, nuk ka pacient tjetër të prekur nga ky virus.

“Sot jemi bashkë me ministrin e shëndetësisë në Tabanoc, në mbështetje të pjesëtareve të MPB-së dhe doganierëve dhe gjithë atyre që përballen me këtë situatë të ndërlidhur me koronavirusin. Mirënjohje që po zbatojnë rekomandimet e shtabit të krizës. Jemi në këtë vendkalim kufitar, sepse ky vendkalim ka frekuencë më të madhe”, tha Spasovski.

.

Të ngjajshme

Tronditëse: Princi saudit Bin Salman i hakoi telefonin njeriut më të pasur në botë

shprehja

Konfirmohen dy rastet e para me koronavirus në Angli

shprehja

Haziri: Familja Jashari ndezi rrezet e shpresës për liri

shprehja

Duke përdorur shërbimet e Portalit Shprehja ju pajtoheni me përdorimin tonë të Cookies. Pranoj Lexo më shumë