Koronavirusi, testime në gjithsej 17 pika

Në pikat e testimit në Aerodrom dhe Hasanbeg, sot janë marrë mostra për testim nga 56 persona, ose nga 28 në çdo pikë kontrolli për koronavirusin. Ky është numri maksimal i personave, që çdo pikë mund të shërbejë çdo ditë. Testimi në Poliklinikën Çair nuk ka filluar ende. Kjo qendër shëndetësore së pari do të dezinfektohet dhe më pas do të hapet për pacientët, thonë nga Qendra e Shëndetit Publik në Shkup. Instituti Shtetëror i Shëndetit Publik, i cili i bën testet e koronavirusit për të gjithë vendin, për ALSAT thanë se dje morën 170 mostra nga të gjitha pikat e kontrollit, dhe 25 prej tyre ishin pozitive me virus. Përveç këtyre, gjatë 24 orët e fundit testi ishte pozitiv edhe për 4 qytetarë të tjerë, që u testuan në spitalin privat “Filip II”, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 29. Instituti i Shëndetit Publik shton se aktualisht janë duke testuar 98 mostra. Për të caktuar një test nëse keni koronavirus duhet të telefononi mjekun amë, i cili do t’ju bëjë rreth 10 pyetje, aq sa ka në të ashtuquajturin test epidemiologjik. Disa prej tyre janë: a keni qenë jashtë vendit, a keni kontaktuar me një person të infektuar, a keni temperaturë, kollë, a keni vështirësi në frymëmarrje. Nga përgjigjet që i jepni, sistemi vet përcakton nëse duhet të testoheni. Testimi caktohet nga mjeku përmes termini im, në pikën e kontrollit më afër vendbanimit tuaj.  Shoqata e Mjekëve Amë Privat u bëjnë thirrje qytetarëve të japin të dhëna të sakta, me qëllim të reagimit të shpejtë dhe parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Stafi im tani më informoi se te ambulanca ime janë lajmëruar pacientë, që po përjetojnë mundime, kanë qenë në kontakt me një person pozitiv ndaj koronës, kështu që stafi që ka qenë në kontakt me atë person tani është në panik, dhe duan të kryejnë ekzaminime.  Unë u bëj thirrje të tjerëve që kanë qenë në kontakt me persona të infektuar, që të mos fshihen. Është shumë e rëndësishme të tregosh me kohë. Nëse dikush e kupton, informacionin në kohë ta përcjellë te mjeku amë, nëpërmjet telefonit. Ne jemi në dispozicion- deklaroi- Liljana Çolakova, Shmap

Për mbrojtje kundër koronavirusit, rekomandohet një distancë prej dy metrash ndërmjet njerëzve dhe larja e vazhdueshme e duarve. Qeveria ka vazhduar masat, siç janë prindërit që kanë fëmijë deri në moshën 10 vjeç, me çka vërtetimet e mungesës në punë do të vlejnë derisa zgjatë gjendja e jashtëzakonshme.

Igor Stefanovski

.

Të ngjajshme

Rohani e refuzon ndihmën e SHBA-së për luftimin e koronavirusit

shprehja

Ka nisur mbledhja e Këshillit të Sigurisë, s’dihet nëse do shpallet gjendja e jashtëzakonshme

shprehja

Nuhiu: Mbi 10 mijë qytetarë në vet izolim, 149 raste të shkeljes së kësaj mase

shprehja

Duke përdorur shërbimet e Portalit Shprehja ju pajtoheni me përdorimin tonë të Cookies. Pranoj Lexo më shumë