March 9, 2021
Portali Shprehja

Korrigjim i teksteve fyese, mësimdhënësit shqiptarë skeptikë

Premtimet e reja për korrigjimin e teksteve shkollore me përmbajtje fyese dhe shtrembërime faktesh janë shumë të vonuara dhe qesharake sepse të njejtat jepen prej vitesh ndërsa zgjidhje nuk është gjetur. Mësimdhënësi i historisë Naser Miftari vlerëson se të gjitha gabimet kanë prapavijë dhe qëllime të caktuara. Sipas Miftarit, për t’u përmirësuar këto gabime duhet përfshirë autorë shqiptarë në përpilimin e teksteve të reja shkollore.

“Kjo është një rezultat i gjithë asaj që ne po ashtu e kemi shprehur haptazi dhe shumë shpesh kur politika ngushton hapësirën e shkencës. Shkenca duhet të ketë fjalën e fundit tek tekstet shkollore, tek mbarë sistemi arsimor dhe gjithë sistemet tjera, e jo politika. Autorët e librave shqip duhet të jenë shqiptar sepse një fjali e shkruar mund të humb kuptimin gjatë përkthimit”, tha Naser Miftari, profesor i historisë, gjimnazi “Zef Lush Marku”.

Gani Ameti, mësimdhënës i lëndës së gjeografisë gjithashtu vlerëson se përmbajtjet fyese dhe shtrembërimi i fakteve në libra ka tejkaluar çdo kufij. Ameti tha se pikërisht këto gabime kanë ndikuar në nxitjen e problemeve etnike. Siç tha Ameti, autorët e teksteve të këtilla duhet te kërkojnë falje dhe mbajnë përgjegjësi.

“Mos të vjen puna që popullata dhe nxënësit maqedonas të lexojnë diçka që është e pavërtetë dhe të ngulet në mendjen e tyre ajo se shqiptarët janë këto ose ata. Problemet nacionale që po ndodhin, ndodhin pikërisht nga këto tekste të pavërteta. Ministria, mendoj se tani nga kjo që ndodhi nga të rinjtë e gjimnazeve që ishin të revoltuar, do ta marrin parasysh dhe mos të vij deri te ajo që tu vihet flaka librave”, pohoi Gani Ameti, mësimdhënës i gjeorafisë sh.f “7 Marsi”.

Një ditë më parë nga Ministria për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive dhe ajo e Arsimit premtuan korrigjimin e të gjitha parregullsive dhe padrejtësive në të gjitha tekstet shkollore duke nisur menjëherë nga libri i gjeografisë për vitin e dytë të shkollës së mesme. Premtime të ngjashme, nga ministra e zv.ministra të BDI-së kishte edhe shumë vite më herët. Alsat shumë herë ka raportuar për gabime të shumta si përmbajtjesorë ashtu edhe fyese në disa tekste shkollore në arsimin fillor, siç janë gjeografia, historia dhe shoqëria. Në librin e gjeografisë për vitin e dytë shkollë të mesme thuhet se shqiptarët kanë qenë maqedonas dhe se me pranimin e fesë islame janë shqiptarizuar.

Melihate Rustemi                              

.

Të Ngjajshme

8 Marsi, marsh protestues për barazi

admin

BDI-ja nuk e komenton dorëheqjen e Mexhitit

admin

“Situata me Covid-19 nuk rrezikon procesin e regjistrimit”

admin

Leave a Comment