September 18, 2020
Portali Shprehja

Kosova dhe Serbia nënshkruajnë marrëveshjet me Amerikën, prania e Trump

Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar marrëveshje për normalizim ekonomik në Shtëpinë e Bardhë.

Në ceremoninë e nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje mori pjesë kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Marrëveshja u nënshkrua në prani të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donlad Trump.

Lajmi e bëri të ditur asistenti i presidentit Trump, Judd Deere.

“Presidenti Trump njofton se Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për normalizim ekonomik. Edhe një marrëveshje historike e arritur nga ky president, që e bën botën më paqësore dhe më presporues”, ka shkruar ai në Twitter.

Nikoqirët e takimit të së enjtes në Uashington, të kryeministrit Hoti dhe presidentit Vuçiq, këshilltari për Siguri Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Robert O’Brien dhe i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, më herët kishin deklaruar se përmbajtja e bisedimeve ka në fokus bashkëpunimin ekonomik.

Takimi ndërmjet dy liderëve, të Kosovës dhe të Serbisë, ka nisur ditën e enjte dhe sipas këshilltarit për Siguri Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Robert O’Brien, janë zhvilluar bisedime “shumë të mira” dhe se të dyja palët “kanë bërë përparim të vërtetë”./REL

Të Ngjajshme

Xhavit Haliti flet për vrasjen e Ahmet Krasniqit

admin

Mbi 30 milionë të infektuar nga koronavirusi në botë

admin

Shqipëria ofron zgjidhje për ndarjen e detit Jon me Greqinë

admin

Leave a Comment