July 28, 2021
Portali Shprehja

Kosova e ka ligjërisht të pamundur ta padisë Serbinë për gjenocid – Iliria News Agency

Kryetari i Parlamentit të Serbisë, Ivica Daçiq në një intervistë për Deutsche Welle ka folur për dialogun, njohjen e pavarësisë së Kosovës, krimet, përdhunimet, gjenocidin në Bonjë e Hercegovinë e tema të tjera.

Ndër të gjitha këto tema, Daçiq ka folur edhe për aktakuzën e paralajmëruar nga Qeveria e Kosovës për gjenocid kundër Serbisë.

Ai tha se ligjërisht, një aktakuzë e tillë është e pamundur.

“Unë mendoj se, së pari, kjo është ligjërisht e pamundur. Kosova nuk mund të paraqitet si paditëse, sepse nuk është shtet i njohur ndërkombëtarisht. As në atë kohë nuk ka qenë shtet i njohur ndërkombëtarisht. Por në përgjithësi, nuk e di çfarë mund të sjellin ide të tilla, sepse këtu secili mund të paditë dikë tjetër për diçka”, tha Daçiq.

Intervista e plotë:

Deutsche Welle: Prej cilave gjëra do të hiqnit dorë, po të kishit mundësi?

Daçiq: Nuk do të hiqja dorë nga asgjë. Pse të pendohem. E tilla ka qenë jeta. Ne kemi studiuar në kohën e shkatërrimit të sistemit njëpartiak dhe të shkatërrimit të Jugosllavisë.

DW: Nuk pendoheni as për faktin që keni qenë edhe në partinë e Millosheviqit?

Daçiq: Dëgjoni, siç e dini, ajo ka qenë koha e shndërrimit të Lidhjes Komuniste në Parti Socialiste të Serbisë.

DW: Mirë, do të thotë nuk pendoheni. Tani po bisedojmë në Berlin, ku këto ditë jeni takuar me kryetarin e Bundestagut, Wolfgang Schäuble dhe disa deputetë. Si i vlerësoni raportet diplomatike dhe ekonomike Gjermani-Serbi?

Daçiq: Gjermania është bërë partneri i parë i Serbisë në tregtinë e jashtme dhe mund të them se perceptimi i Gjermanisë dhe marrëdhëniet tona dypalëshe kanë ndryshuar shumë në dhjetë vitet e fundit. E ky është në radhë të parë rezultat i përmirësimit të marrëdhënieve midis njerëzve që drejtojnë këto dy vende, të cilët kanë krijuar komunikime mes tyre dhe kanë krijuar marrëdhënie personale, që sigurisht ka ndihmuar nxjerrjen në pah të disa temave pozitive, e jo vetëm temave negative në marrëdhëniet tona. Kështu që sot mund të them me kënaqësi se Gjermania është numri një në ekonomi, kur bëhet fjalë për marrëdhëniet. Ne kemi një shkëmbim prej 5,3 miliardë euro në tregtinë e jashtme vetëm gjatë vitit të kaluar. Po kështu, ata janë donatorë të mëdhenj dhe janë ndër investitorët më të mëdhenj. Janë rreth 400 ndërmarrje gjermane në Serbi, të cilat punësojnë më shumë se 70.000 njerëz, e qëllimi ynë është të arrijmë shifrën prej 100.000 punonjës. Dhe, që gjishashtu është mirë, shumica e këtyre kompanive shprehen pozitivisht për punën e tyre në Serbi. Kjo është shumë e mirë. Politikisht, mendoj se ne jemi të vetëdijshëm se Gjermania është vendi numër një në Evropë, pavarësisht faktit që serbët, për arsyet e tyre historike, mund të kenë më shumë simpati ndaj Francës. Por sigurisht që fuqia ekonomike dhe politike në këtë kohë është madje më shumë në Berlin sesa në Paris.

DW: Ju jeni takuar në Berlin me kryetarin e Bundestagut Schäuble dhe me disa deputetë, e di që edhe presidenti Vuçiq ka kontatke të shpeshta me kancelaren Angela Merkel. Pra mund të thuhet se keni raporte të mira diplomatike dhe ekonomike. Por ka dhe një temë ku ju dalloni shumë – e kjo është çështja e Kosovës dhe njohja e Republikës së Kosovës. Ju nuk e njihni, ndërsa Gjermania jo vetëm që e njeh, por është një prej vendeve që me ngulm kërkojnë normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë. Sa ju pengon ky fakt në raportet tuaja me Berlinin?

Të Ngjajshme

Katër të mbijetuar nga aksidenti vendosën të kthehen në Gjermani për shërim – Iliria News Agency

admin

Bill Gates dhe George Soros blejnë kompaninë që prodhon testet e koronavirusit – Iliria News Agency

admin

Trupat e viktimave të aksidentit në Kroaci arrijnë sot në Kosovë – Iliria News Agency

admin

Leave a Comment