Kosova e Serbia firmosin marrëveshje për hekurudhat

Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar sot në Mynih të Gjermanisë dy letra të shprehjes së interesit, atë për autostrada dhe atë për hekurudha përmes së cilave të dy vendet shprehin gatishmërinë për hapjen e rrugëve ekzistuese, por edhe për ndërtimin e rrugëve të reja që lidhin dy shtetet me rajonin dhe me BE-në. Nënshkrimi i letrave të interesit ndodhi pak para fillimit të Konferencës së Sigurisë në Munih. Këto marrëveshje, u arritën me ndërmjetësimin e ambasadorit amerikan në Gjermani, Richard Grenell, i cili është edhe i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë. Në ceremoninë e nënshkrimit kanë marrë pjesë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq si dhe ambasadori Richard Grenell. Ambasadori Grenell tha se pas negociatave dhe marrëveshjes për linjën ajrore, tani u arrit të negociohet edhe çështja e transportit hekurudhor dhe rrugor. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se kjo marrëveshje paraqet edhe një hap tjetër të arritjeve të Kosovës në planin e zhvillimit ekonomik. Ai ka falënderuar administratën e presidentit Trump për angazhimet në arritjen e marrëveshjes përfundimtare mes dy shteteve.

Alsat

.

Të ngjajshme

Shkupi dhe disa kryeqendra ballkanike përfshihet nga mjegulla toksike

shprehja

49 aktakuza për 24 orë

shprehja

Varheli, javën e ardhshme do të vizitojë Shkupin

shprehja

Duke përdorur shërbimet e Portalit Shprehja ju pajtoheni me përdorimin tonë të Cookies. Pranoj Lexo më shumë