August 5, 2021
Portali Shprehja

Kosova e Shqipëria, me hekurudha të përbashkëta drejt BE-së – Iliria News Agency

Qeveria e Shqipërisë ka ndryshuar legjislacionin për hekurudhën shqiptare. Ajo parasheh ndarjen në tri struktura mbikëqyrëse apo edhe të rregullimit të qarkullimit në to, të kësaj hekurudhe. Katër projektligje, pjesë e paketës ligjore për transportin hekurudhor në Shqipëri, janë paraqitur dhe miratuar në Komisionin parlamentar të Integrimit Evropian, duke hapur mundësinë e investimit për lidhjen hekurudhore të Shqipërisë me Bashkimin Evropian dhe me Kosovën.

Etjen Xhafaj, zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë në Shqipëri, si dhe stafi teknik i MIE-së kanë qenë të pranishëm në mbledhjen e Komisionit parlamentar të Integrimit Evropian të enjten. Aty u prezantuan risitë, qëllimet dhe objektivat e projektligjeve “Për krijimin e Autoritetit të Sigurisë Hekurudhore”, “Për krijimin e Autoritetit Rregullator Hekurudhor”, “Për ndarjen e shoqërisë ‘Hekurudha shqiptare’” dhe “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Autoritetit Kombëtar të Investigimit të aksidenteve dhe incidenteve hekurudhore dhe detare”.

Xhafaj ka sqaruar se projektligjet janë pjesë e një pakete ligjore në kuadër të reformës së derregulimit dhe projekteve të asistencës teknike të BE-së në lidhje me sektorin hekurudhor. Ka thënë se pakoja e ligjeve është hartuar në parimet e hapjes së tregut dhe sigurimin e zhvillimeve teknologjike për transport të sigurt. Zëvendësministri Xhafaj ka sqaruar më tej se krijimi i organeve rregullatore hekurudhore do të bëjë të mundur rritjen e iniciativave të subjekteve private të vendit dhe të atyre të huaja për të marrë pjesë me investime në këtë treg.

Me këtë ndërhyrje në legjislacion, Qeveria e Shqipërisë krijon mjedisin që sektori hekurudhor shqiptar të përfshihet në hartën e investimeve që do të bëjë BE-ja për korridoret hekurudhore, përfshirë edhe hekurudhën që do të lidhte Shqipërinë me Kosovën. Me mbështetjen financiare të BE-së është realizuar studimi i fizibilitetit i gjithë rrjetit hekurudhor shqiptar dhe lidhjet e reja me vendet kufitare të Maqedonisë së Veriut, Greqisë dhe një projekt studim-ide për lidhjen hekurudhore me Kosovën krahas lidhjes ekzistuese me Malin e Zi. Janë bërë edhe projektet e rikonstruksion/ndërtimit të shumë segmenteve të tjera si dhe shumë shpejt do të fillojë rikonstruksioni i linjës Durrës – Tiranë në lidhje me aeroportin ndërkombëtar të Tiranës.

Të Ngjajshme

Polonia dhe Ukraina ia ndaluan koncertet Bregoviqit, ky i fundit e mbështeti pushtimin rus të Krimesë – Iliria News Agency

admin

Ky është projekti i frikshëm që po përgatitet për Kosovën – ky politikan shqiptar po mbështet lojën e Serbisë! – Iliria News Agency

admin

Nusja 21-vjeçare vdes një orë pas dasmës, kjo është arsyeja – Iliria News Agency

admin

Leave a Comment