February 1, 2023
Portali Shprehja

Kosova hedh poshtë pretendimet e Vuçiqit për tërheqje të njohjeve

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) e Republikës së Kosovës ka hedhur poshtë pretendimin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq se disa shtete kanë tërhequr njohjet e tyre ndaj Kosovës.

Kjo ministri, në krye të së cilës është Donika Gërvalla Schwarz, përmes një njoftimi të publikuar në llogarinë zyrtare në Facebook, thotë se pretendimi i Vuçiqit nuk është vërtetuar.

“Një pretendim i tillë nuk është vërtetuar as pas bisedave personale me përfaqësues në nivele të ndryshme të këtyre shteteve, por as pas konsultimit me partnerët e rëndësishëm të vendit tonë”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

Gjithashtu kjo ministri ka theksuar se çështjet e hapura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë zgjidhen “me dialog dhe jo me fushata destruktive mediale”.

“Serbia duhet që urgjentisht të heqë dorë nga sulmet agresive ndaj Kosovës dhe sovranitetit të saj dhe t’i kthehet tryezës së negociatave me në qendër njohjen e ndërsjellë”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

Të Ngjajshme

U kap brenda “shtëpisë së barit”, 19 vjeçari shqiptar dënohet me burg në Angli

admin

Bekim Jashari largohet nga politika

admin

Zelensky pritet të takohet me Biden në Poloni

admin

Leave a Comment