June 7, 2023
Portali Shprehja

Kosova me 2 medalje të bronztë nga turneu në Budva

Kosova ka rrëmbyer dy medalje të bronzta nga Kupa e Botës në boks që po mbahet në Budva. Liberta Haxholli në kategorinë 75kg dhe Donat Syla në kategorinë 92kg, fituan medaljet e bronzta, vendin e tretë në Kupën Botërore në boks “Adriatic Pearl” në Budva, ku pjesëmarrës ishin 23 shtete.

Drejtësinë në këtë kup bote e vendosi gjyqtari ndërkombëtar Latif Demolli. Seleksionuesi Faton Xhakli dhe trajneri Nazim Halili u shprehen se nuk janë shumë të kënaqur me performancën që treguan boksierët duke pasur parasysh se në muajin prill i pret Kampionati Evropian U18 në Jerevan (Armeni) dhe duhet punuar dhe përgatitur maksimalisht për ketë Evropian.

.

Të Ngjajshme

Kovaçevski e Mickoski nuk do të flasin për Kodin Zgjedhor

Ukraina akuzon Moskën për hedhjen në erë të digës në lumin Dnjepër

Ndryshimet kushtetuese presin epilogun e takimit Kovaçevski-Mickoski

Leave a Comment