January 17, 2021
Portali Shprehja

Kosova përballë shifrave në rritje, 5,565 raste aktive me koronavirus

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik i Kosovës ka bërë të ditur se numri total i rasteve pozitive është 22.206 raste. Ndërkohë, deri më tani janë regjistruar 720 raste të vdekjes.

IKSHPK njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.921 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.565. Pas rritjes së numrit të rasteve pritet ashpërsim i masave në vend. Pritet që nga ora 18:00-05:00 të ketë mbyllje të përgjithshme. Instituti një ditë më parë ka bërë thirrje për respektimin e masave për parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19.

“Pakujdesi na dërgon shumë shpejt në mbingarkesën e Institucioneve shëndetësore dhe shtimin e rasteve fatale. Asnjë vend në botë nuk ka kapacitete të mjaftueshme njerëzore dhe infrastrukturë spitalore të përballojë shtimin e rasteve për shkak të pa përgjegjësisë në mos zbatimin e rekomandimeve tashmë të vetme në mbarë botën: maska, distanca, higjiena!”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së. Ndërkohë, nuk përjashtohet dhe futja e Prishtinës në karantinë, për shkak të rasteve të shumta.

Të Ngjajshme

Botohet libri “Kronika nga Lugina” nga autori Baki Rexhepi

admin

Sulmet e filoserbit të Tiranës ndaj BE dhe shembulli i sheshit ‘Maidan’

admin

Donika Gërvalla i bashkohet Vjosa Osmanit

admin

Leave a Comment