April 17, 2021
Portali Shprehja

Kosova regjistron rekord rastesh ditore me Covid-19 – Iliria News Agency

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njoftoi të enjten se janë regjistruar 12 vdekje dhe 975 raste të reja me sëmundjen COVID-19. “Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (90, 81 vjeç), Ferizaj 1 rast (92 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (71 vjeç), Kamenicë 1 rast (62 vjeç), Kaçanik 1 rast (60 vjeç), Mitrovicë 1 rast (81 vjeç), Pejë 1 rast (82 vjeç), Prizren 1 rast (72 vjeç), Rahovec 1 rast (81 vjeç), Suharekë 1 rast (70 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (76 vjeç)”, thuhet në njoftim.

Rastet e reja dalin pas testimit të 5.010 mostrave dhe njëherësh është shifra më e lartë e infektimeve ditore që Kosova ka regjistruar që prej paraqitjes së rasteve të para me COVID-19 marsin e kaluar.

Numri më i madh të infektimeve është regjistruar në Komunën e Prishtinës, përkatësisht 328 raste. Në 24 orët e fundit, janë shëruar edhe 893 pacientë. Për shkak të situatës epidemiologjike, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia të enjten, gjatë një takimi me ambasadorin amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, nuk e përjashtoi mundësinë e vendosjes së masave të reja, për të frenuar përhapjen e koronavirusit. Që prej marsit të vitit të kaluar, e deri më 1 prill, Kosova ka regjistruar në total 91.405 raste me COVID-19. Prej tyre, 1.884 pacientë kanë vdekur dhe janë shëruar 75.647 persona. Raste aktive janë 13.874.

Të Ngjajshme

Serbët kishin qëllim ta zhduknin popullin shqiptar nga faqja e dheut – Iliria News Agency

admin

Edi Rama pohon se ka parë hartën për ndarjen e Ballkanit – Iliria News Agency

admin

“Në 321 shtëpi të shëndetit në Serbi, isha i vetmi i kombësisë shqiptare“ – Iliria News Agency

admin

Leave a Comment