September 25, 2022
Portali Shprehja

Kosovari në Berlin vret një ukrainase, më pas ai vritet nga policët

Një kosovar në Berlin të Gjermanisë dyshohet se ka goditur për vdekje me sëpatë një shtetase ukrainase, ndërsa ai më pas është qëlluar për vdekje nga zyrtarët policorë, njofton “Berliner Zeitung”.

Ngjarja ka ndodhur në mëngjesin e të dielës. Sipas të dhënave të zëdhënësit të Policisë së Berlinit, Stefan Petersen, krimi ndodhi në katin e nëntë të një apartamenti në Lichtenberg.

Sipas Policisë viktima ishte një ukrainase 27-vjeçare dhe ngjarja ndodhi rreth orës 7:40 të mëngjesit.

Kur erdhi Policia, kosovari 23-vjeçar kishte goditur gruan me një sëpatë. Viktima vdiq në vendin e ngjarjes. Më pas policët qëlluan për vdekje 23-vjeçarin.

Sipas dëshmitarëve burri dhe gruaja ishin fjalosur para ngjarjes. Fqinjët thirrën Policinë.

Sipas një fqinji, rreth orës 7 ishin dëgjuar zhurmat. Ai ka treguar se burri kishte goditur gruan me sëpatë dhe më pas me sëpatë goditi edhe dyert e banesave të tjera. Ai më pas u qëllua nga policët.

Nuk dihet lidhja që kishte 23-vjeçari me 27-vjeçaren.

.

Të Ngjajshme

Forumi i Biznesit: Më pak barriera tregtare dhe doganore, më shumë bashkëpunim

Rritja e çmimeve të energjisë falimenton qindra kompani në Gjermani

Automjeti i shefit të Shtatmadhorisë Vasko Gjurçinovski përfshihet nga flakët ndërsa ishte në lëvizje, nuk ka të lënduar

admin

Leave a Comment