18.8 C
Skopje
August 25, 2019
Informacione Rajoni dhe Bota

Kosovarja zgjidhet rreshtere majore në Akademinë ushtarake West Point në SHBA

Këtë e ka bërë të ditur ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, në një postim në Facebook.

Çitaku ka theksuar se, kadetët që dalin nga kjo akademi udhëheqin jo vetëm me ushtrinë, por edhe me shtetin dhe se procedura e rekrutimit është tepër rigoroze. Derisa ka shtuar se Kosova është e nderuar që ka dy kadet që po shkollohen aty, dhe se ata janë pranuar me merita vetanake, përcjell lajmi.net.

“Akademia ushtarake West Point është institucioni më elitar në SHBA. Kadetët që dalin nga kjo akademi udhëheqin jo vetëm me ushtrinë, por edhe me shtetin. Procedura e rekrutimit është tepër rigoroze. Vetëm më të mirët kanë privilegjin të shkollohen aty. Ajka e ajkës.  Kosova është e nderuar që ka dy kadet që po shkollohen aty. Janë pranuar me merita vetanake. E sot, mu mbushën sytë me lot nga gëzimi kur pashë lajmin që vajza jonë Arelena Shala është përzgjedhur rreshter majore e komandës së Regjimentit në Akademinë West Point! Mes 4400 kadetëve elitar, Arelena jonë shëndritë si yll! #ZemraMal!”, ka shkruar Çitaku /Lajmi.net/

Artikuj të ngajshëm

Kaos i madh në rrugën Prishtinë -Pejë, 10 aksidente e shumë të lënduar

shprehja

Haradinaj takon Zaevin, e quan mik të mirë

shprehja

Albin Kurti tregon për herë të parë si e njohu gruan norvegjeze

shprehja