May 11, 2021
Portali Shprehja

Kosovë, 17 viktima dhe 599 raste të reja me Covid-19 – Iliria News Agency

Shtatëmbëdhjetë viktima nga koronavirusi dhe 599 raste të reja u raportuan të enjten në Kosovë. Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, tre raste të vdekjes u regjistruan në Prishtinë, nga dy raste në Ferizaj, Gjilan, Kamenicë, Klinë, Mitrovicë dhe nga një rast në Gjakovë, Obiliq, Podujevë dhe Viti.

Rastet e reja pozitive, sipas IKSHPK-së, rezultuan pas testimit të 3,576 mostrave. Në përqindje i bie që 16 për qind e të testuarve janë pozitivë. Numri më i madh i tyre u regjistrua në Prishtinë: 128. Kosova ka konfirmuar gjithsej 100,135 raste me koronavirus dhe 2,039 viktima. Në total, 85,169 pacientë janë shëruar – prej tyre 868 në 24 orët e fundit. Aktualisht, raste aktive me koronavirus në Kosovë janë 12,900.

Të Ngjajshme

Brenda 6 muajve, pas pensionimit, Gani Thaçi mori mbi 176 mijë euro nga BKS – Iliria News Agency

admin

Ardita Sinani, zgjedhet kryetare e Preshevës – Iliria News Agency

admin

Ardita Sinani zgjedhet kryetare e Preshevës – Iliria News Agency

admin

Leave a Comment