September 22, 2020
Portali Shprehja

Kosovë, fillon testimi për koronavirus i mësimdhënësve

Mbi 1,500 mësimdhënës në gjithë territorin e Kosovës do të testohen për koronavirus, para se të fillojë procesi mësimor më 14 shtator, ka njoftuar ministri i Arsimit dhe Shkencës në Qeverinë e Kosovës, Ramë Likaj.

“Ne kemi marrë informata që do testohen 1,500 arsimtarë në nivel të Kosovës, që i bie mbi 6.5 për qind të numrit të përgjithshëm të arsimtarëve, në mënyrë që të dimë situatën e infeksionit ose me cilën gjendje po hyjmë në vitin e ri shkollor. Testimi ka filluar.

Ministri Lika dhe kryetari i Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SBASHK), Rrahman Jashari kanë përsëritur vendimin se viti i ri shkollor 2020-2021, në kohë pandemie do të nisë më 14 shtator, duke respektuar rekomandimet e institucioneve shëndetësore për mbrojtje nga sëmundja COVID-19, që e shkakton koronavirusi i ri.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës të Kosovës ka marrë vendim që mësimi të fillohet në mënyrë fizike në objektet e shkollave, të hënën, më 14 shtator.

Viti i ri shkollor është dashur të fillojë më 1 shtator, por është shtyrë, siç është thënë nga Ministria e Arsimit, me qëllim të sigurimit të kushteve të sigurta për fëmijët, mësimdhënësit dhe prindërit.

Në udhëzimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), për ruajtje të shëndetit të nxënësve në shkolla, thuhet se shkolla duhet të sigurojë që të respektohet distanca e caktuar e sigurisë të paktën 1.5 metra, secilit nxënës si dhe personelit të shkollës duhet t’i bëhet matja e temperaturës përmes termometrit laserik çdo ditë.

Numri i përgjithshëm i mësimdhënësve në nivel vendi llogaritet të jetë mbi 23 mijë./REL/

Të Ngjajshme

Fillon seanca gjyqësorë kundër Useinit

admin

Rot: RMV-ja mbetet prioritet gjatë kryesimit të Gjermanisë me Bashkimin Evropian

admin

VMRO-ja kërkon dorëheqjen e Filipçes: Nuk ka plan as strategji për pandeminë

admin

Leave a Comment