Kosovë, gjithsej katër viktima nga virusi korona

Në Kosovë shënohet edhe një viktimë nga koronavirusi, e katërta me radhë në këtë shtet që kur u shfaq pandemia. Viktima është një 65 vjeçar nga Ferizaj. Në 24 orëshin e fundit rezultuan pozitiv edhe 5 persona, me çka u bë 170 numri i përgjithshëm i të infektuarve dhe 24 ai i të shëruarve. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti paralajmëroi se gjatë këtij muaji vendi do të përballet me “kulmin” e Koronavirusit.

Organizimi ynë edhe qendror, edhe lokal është shembullor dhe këtë po e thonë edhe të tjerët. Duhet ta vazhdojmë sidomos në muajin prill, sepse muaji prill është muaj vendimtar që nga kjo krizë shëndetësore të dalim sa më shpejtë dhe me sa më pak dëme”-tha Albin Kurti, Kryeministër i Kosovës.

24 orëshi i fundit në Shqipëri solli vetëm 6 raste të reja me COVID 19, me çka numri i përgjithshëm shkon në 383. Edhe 15 pacientë të i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga koronavirusi në 131.

Gjatë 24 orëve të fundit 15 qytetarë janë shëruar nga kjo sëmundje dhe e çojnë numrin e të shëruarve nga COVID 19 në 131”-tha Silva Bino, Instituti i Shëndetit Publik.

Ndërkohë në Serbi në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 3 persona duke çuar numrin në 61, ndërsa u konfirmuan edhe 247 raste të reja të të infektuarve. Ndërsa në Greqi numri i të prekurve është 1 755 dhe i viktimave 81. Bullgaria së fundmi konfirmoi edhe 16 raste të reja të infektimeve, duke i bërë 565 gjithsej, 22 prej të cilëve kanë ndërruar jetë.

 

Anesa Saliu

.

loading...

Të ngjajshme

OBSH-ja raporton për numrin më të lartë të rasteve me COVID-19, brenda një dite

shprehja

Partitë nuk lëvizin nga pozicionet për datën e zgjedhjeve

shprehja

Virusi korona, numri i të izoluarve në vend shkon në 7.266

shprehja

Duke përdorur shërbimet e Portalit Shprehja ju pajtoheni me përdorimin tonë të Cookies. Pranoj Lexo më shumë