January 31, 2023
Portali Shprehja

Kosovë: Kallezim penal ndaj zv.ministres së jashtme

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK) ka ngritur kallëzim penal ndaj zëvendësministres së Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Liza Gashi.

Kallëzimi penal është pranuar në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.

“Iu njoftoj se Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit me datë 09 shkurt 2022, ka pranuar kallzimin penal kundër Liza Agim Gashi zv. Ministre në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit për “Betimi për Drejtësi”.

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit tutje bën të ditur se prokurori kompetent rastin në fjalë e ka dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

“Prokurori kompetent nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, rastin në fjalë më datë 10 shkurt 2022, e ka dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në Prokurorinë Themelore në Prishtinë”, përfundon përgjigja e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.

Ndryshe, krahas zëvendësministres së Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, lëndë në Prokurorin e Shtetit ka edhe ministrja e kësaj Ministrie, Donika Gërvalla.

Rasti i Gërvallës për “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare” është në fazën e hetimeve në Prokurorin e Shtetit.

.

Të Ngjajshme

Ahmeti: Vetingu të përfshijë edhe personat që shpifin

admin

Lista Serbe: Asociacioni duhet të ketë kompetenca ekzekutive

Pekini: Vala e koronavirusit po ulet, rreziku i transmetimit është i ulët

Leave a Comment