Sot ishte dita e madhe e prezantimit te nje tjeter blerje nga Barcelona. Po flasim per Kounde. Mbrojtësi francez mbërriti në Camp Nou dhe nënshkroi kontratën e tij në fushë, i shoqëruar nga presidenti Laporta. Para konferencës së tij për shtyp, Kounde është shprehur krenar për veten.
“Jam shumë krenar për veten time që jam në një klub kaq të madh si Barcelona. Falenderoj presidentin dhe tifozët për dashurinë e tyre që më kanë treguar”, është shprehur Kounde.
❝I'm very happy to arrive here at this great club❞
@jkeey4 pic.twitter.com/nozEION2Yq
— FC Barcelona (@FCBarcelona) August 1, 2022
Pas prezantimit të tij dhe firmës brenda fushës në praninë e Joan Laporta, Kounde është zhvendosur më pas në ambientet ku do të jepte konferencën për shtyp. Ai ka folur per mediat qe ishin te pranishme.
“Gjithmonë e kam ndjerë vlerësimin e trajnerit, ai donte shumë që unë të vija këtu. Kjo ishte shumë e rëndësishme për mua sepse është një fazë shumë e rëndësishme në karrierën time. Xavi më kërkoi të angazhohem, unë e di se çfarë kam për të bërë.
Njohuria ime për La Liga do t’i thjeshtojë gjërat. Por gjëja e rëndësishme është të përshtatem me stilin e Barcelonës dhe të njoh shokët e mi të skuadrës. Konkurrenca? Jam i qetë, jam këtu për t’u rritur sepse jam ende i ri.
Do të bëj atë që më kërkon trajneri. Të kesh konkurrencë është gjë e mirë. Barcelona ka shumë lojtarë të talentuar. Kam ardhur për të dhënë kontributin tim, jam shumë i lumtur që jam këtu. Do të takoj sërish Dembele, të cilin e njoh mirë sepse jemi shokë në kombëtare”, është shprehur mbrojtësi më i ri i Barcelonës.
Pen to paper
@jkeey4 is officially a Culer
pic.twitter.com/58CJkDGEhI
— FC Barcelona (@FCBarcelona) August 1, 2022
.